LAJMËRIM

Në mbështetje të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetqeverisjen lokale(“ “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02dhe “Gazeta Zyrtare e Republikë s së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/2024).

Më date 10.03.2026 merret ky:                                                 

A  K  T V  E  N  D  I  M    

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS SË 8 TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR      

Seanca do të mbahet me datë 13.03.2026 (e PREMTE) në  ora  13:00  në sallën   e   Këshillit të Komunës Dibër.      

Për seancën e 8 propozohet ky:        

R e n d   di t e  
1.Miratimi i procesverbalit nr: 7
2.Propozim për miratim të llogarisë përfundimtare për vitin 2025. Llogaria përfundimtare e buxhetit të Komunës Dibër, për vitin 2025, me përfundim për sjellje.
3.Propozim vendim për miratimin e vendimit për zvogëlimin dhe rritjen e numrit të fëmijëve në grupe për vitin 2026/2027.
4.Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të komunës Dibër në këshillin drejtues të IPKKF “BRESHIA” Dibër.  
5. Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të komunës Dibër në këshillin drejtues të NKP “ Standard” Dibër.
6. Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të komunës Dibër në këshillin mbykqyrës,  për kontroll të punës materiale dhe financiare në NKP “Standard” Dibër.
7.Propozim Vendim,  për miratimin e projektit urbanistik me plan për parcializim, për formimin e një parcele ndërtimore nga PN 3.02.23 dhe PN 3.02,24 në pajtueshmëri me Planin detal urbanistik për Bllokun 3, Komuna Dibër.
Skip to content