Lajmërim – Seanca e 17
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 26.10.2022 merret ky: AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 17 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Seanca do të mbahet me datë 31.10.2022 (E HËNË) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e 17të propozohet ky: R e n d d i t e 1. Miratim i procesverbalit nr:16. 2. Propozim përfundim për miratimin e raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2022- Kuartali i Tretë. 3. Propozim vendim për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve në buxhetin e komunës Dibër për vitin 2022. 4. Propozim vendim për verifikimin e Draft planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12 Komuna e Dibrës. 5. Propozim Program për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugicave në komunën e Dibrës për vitin 2022/2023 në kushte dimërore. 6. Propozim Program për kontrollin e popullimit të qenve endacakë në zonën e Komunës Dibër për vitin 2023. |