Lajmërim
Në bazë të nenit 35 alinea (3) nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gaz. zyrtare e RM nr. 199/14, 44/15, 193/15, 31/16, 163/16, 94/17, 64/18 dhe 168/18) dhe nenit 93 nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. zyrtare e RMV nr. 32/20), Kryetari i Komunës së Dibrës shpall këtë:
LAJMËRIM
Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezentim dhe anketë publike për Propozim “Planin detal urbanistik për Bllokun 7, Komuna Dibër, zhvillim i planifikuar 2020- 2025”, me sipërfaqe prej 10,61ha, me këta kufinj:
- Veri: rr. “Xhavit Ushtelenca”;
- Jug: rr. “Atanas Iliq” dhe rr. “Ali Zengovski”;
- Lindje: rr. “Amdi Lleshi”;
Propozim Plani do të ekspozohet në ambientet e Komunës Dibër. Anketa publike do të zgjasë më së paku 10 ditë pune, gjegjësisht prej më datë 24.06.2021 deri më datë 09.07.2021 (nga ora 800 deri më 1600). Në këtë afat kohor qytetarët dhe personat juridik të interesuar nga territori konkret i përfshirë me Plan mund të paraqesin vërrejtje, propozime dhe mendime deri te organizatori i anketës publike duke plotësuar dhe dorëzuar fletë anketë në formë të shkruar ose formë elektronike përmes sistemit e- urbanizëm. Prezentimi publik profesional për Propozim planin do të mbahet më datë 01.07.2021 në ora 12.00, në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në sallën e Këshillit të Komunës së Dibrës, rr. “8 Shtatori ” nr. 72