FTESË – Programi Romacted – faza e II
Komuna Dibër në korniza të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza e II-të për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e romëve në nivel lokal në bashkëpunim me Komisionin për barazi gjinore në Komunë si dhe Institucionet: Qendra për Punë Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Gjykata Themelore me puntorinë “Të bashkuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, i bashkangjiten kampanjës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
Puntoria do të mbahet në ambientet e Komunës Dibër ,Salla e Këshilit me datë 06.12.2023 me fillim në ora 12:00. Ju mirëpresim!