Apel

Apel !Të nderuar qytetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare, shoqatave, klubeve sportive, mediave si dhe sektori i biznesit privat.Informoheni se me datë 28 mars, ditë e hënë, ora 13:30 në ambientet e Komunës Dibër organizohet takim koordinues me përfaqësuesit e institucioneve dhe ojq-ve mbi agjendën ekologjike, e inicuar nga Komuna Dibër ku parashikohet nje aksion i madh ekologjik gjithë përfshirës duke filluar nga administrata e Komunës Dibër, ndërrmarja komunale Standard, institucionet tjera vendore, ojq-të dhe bizneset që janë të gatshme të bashkangjiten në nismën tonë. Në takim do diskutohet plani operativ, kohëzgjatja e aksionit, ndarja e zonave dhe detyrave si dhe pika tjera të parapara në planin operativ. Ndihmën dhe kontrinbutin më të madh e presim nga sipërmarësit dhe biznesi privat në qytetin tonë të cilët duhet të jenë në vijën e parë të këtij aksioni me të gjitha mjetet e mundëshme, duke mos përjashtuar edhe subjektet dhe institucionet e tjera sidomos bizneset qe posedojnë mjete të rënda pune si kamionë, bagerë etj.Sigurisht që çdo pjesmarrës ka hapësirën dhe kohën të shprehë sugjerimet dhe pikëpamjet e institucionit apo shoqatës që përfaqëson. Pas mbarimit të takimit qytetarët do informohen më hollësisht mbi diskutimet dhe vendimet.