Lajme nga Komuna

Hapet vendkalimi kufitar mes RMV dhe R së Kosovës në pikën Strazimir-Restelicë

Sot u hap vendkalimi kufitar mes RMV dhe R së Kosovës në pikën Strazimir-Restelicë. Vendkalimi do të funksionojë përkohësisht në sezonin e verës me shpresë që në të ardhmen të jetë i përhershëm. Prezent ishin mistri i punëve te brendshme z. Oliver Spasovski, zv. ministri i MPB z. Agim Nuhiu, kryetarët e komunave Mavrovë Rostrushë Medat Kurtovski i Qendrës Zhupë Arjan Ibrahim, minstri i puneve te mbrendshme te R. Kosovës z. Ekrem Mustafa, i infrastruktures Pal Lekaj si dhe drejtorë e deputetë.

U nis iniciativa për bashkëpunim ndërkufitar në rajonin tonë

Sot kisha nderin që të kemi mysafir në Komunën e Dibrës përfaqësues nga Komuna e Qendrës Zhupë Komuna e Rostushit si dhe nga Bashkia e Peshkopisë dhe Prefektin e Qarkut Dibër, R.Shqipërisë. Në këtë takim pune, u nis iniciativa për bashkëpunim ndërkufitar në rajonin tonë. U diskutuan probleme të përbashkëta mes Komunave si dhe shqetësimeve ndërkufitare me Qarkun e Dibrës, duke inicuar zgjedhjen e problemit të deponisë jo vetëm të qytetit tonë por edhe të Qendër Zupa dhe Rostushes. 
Qëllimi i këtij takimi është të përthithen fondet e bashkimit Europian, IPA Fondeve, në vlerë deri në 5 milion euro. Përmes këtyre fondeve dhe kësaj iniciative, do arrihet që të zgjidhet njëherë e mirë problemi i deponisë në qytetin tonë dhe tja kthejmë imazhin e duhur dhe të nevojshëm.

Takim me ambasadorin e R. Shqipërisë në RMV, z. Fatos Reka

Sot prita në takim ambasadorin e R. Shqipërisë në RMV, z. Fatos Reka.
Së bashku shqyrtuam mundësinë e bashkëpunimit dhe realizimit të programve të ndryshme si dhe bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen.
Ambasadori Reka edhe njëherë shprehu mbështetjen e tij të plotë në çdo sferë për komunën e Dibrës.
Shumë projekte të përbashkta na presin bashkë.

Takim me biznismenin me origjinë nga Dibra z.Arsim Papraniku për të gjetur mënyrat e finansimit të KF Korab

Me iniciativë të Kryetarit të komunës z.Hekuran Duka dhe bordit udhëheqës te KF Korabi , u realizua një takim me biznismenin me origjinë nga Dibra z.Arsim Papraniku për të gjetur mënyrat e finansimit të kf Korabi. 
Takimi ishte shumë i suksesshëm dhe ndihma e z. Papranikut, vjen në momentin mē të nevojshēm. Si përfundim, Korabin, brengën tonë të përbashkët, e pret një ardhmëri e sigurtë. 

Nëshkrimi i kontratës për dy rrugë rurale

Kryetari i Dibrës z. Hekuran Duka, nga Programi për zhvillim rural, sot nënshkroi dy kontrata për dy rrugë rurale dhe atë: Banjishtë dhe Rruga e Loparëve me shumë afër 18 milion denarë, që finansohet nga Agjencia për përkrahje financiare dhe zhvillim rural.