U emërua u.d. drejtor të Shkollës Fillore “Riste Ristevski”

Sot, Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, ka emëruar u.d. drejtor të Shkollës Fillore “Riste Ristevski” z. Alija Idrizovski.

Ky emërim vjen pas tërheqjes për shkaqe subjektive të drejtorit të deritanishëm, z. Armend Neziri, të cilit Komuna e Dibrës i shpreh falënderim për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të detyrës.

Kryetari Mela i uron z. Alija Idrizovski sukses në detyrën e re, duke shprehur besimin se ai do ta ushtrojë funksionin me përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të nxënësve, stafit arsimor dhe komunitetit.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content