Lajme nga Komuna

Koncert madhështor në qytetin e Dibrës

Koncert madhështor në qytetin e Dibrës kushtuar bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në diasporë (SHBA dhe Europë).

Të gjithë artistë dibranë nga Dibra e madhe dhe Dibra e vogël (Peshkopi). Katër orë koncert me plot dinamikë dhe energji. E gjith kjo e organizuar nga humanisti dibran z Miçe Duka drejtor i Shka Dibra e madhe në bashkëpunim me komunën Dibër.

Plot sponzorizues të koncertit, prezencë e funksionarëve të lartë nga Shqipëria, Kosova dhe Meqedonia.

Kjo verë në Dibër kaloi me shumë ngjarje sportive dhe kulturore. Vera dibrane 2023 do të vazhdojë edhe me Odën Dibrane, Festivali teatrit etj etj.

Dibra plot gjallëri.

Rikonstruimi i objektit të shkollës

Në shkollën e f Mogorçë janë drejt përfundimt punët që kanë të bëjnë me realizimin e projektit për renovimin e objektit të shkollës në kuadër të programit për efikasitet energjetik si rrezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së arsimit dhe Komuna Dibër – Municipality of Debar – Општина Дебар . Nxënësit e Mogorçes do të kenë të gjitha kushtet bashkëkohore për ndjekjen e programit edukativo-arsimor.

Para disa kohësh u përfunduan punimet në shkollën Penestia dhe sëshpejti në shkollën Said Najdeni.

Faleminderime për ministrin e arsimit Jeton Shaqiri qeverisë së RMV.

Në vazhdimësi do të shpalosim edhe investime të tjera kapitale të cilat investohen në komunën tonë.

Gurthemeli i fazës së parë të projektit për rehabilitimin e sistemit të ujitjes për Fushën e Dibres

.

Vazhdojmë të shpalosim investimet kapitale që ndodhin në komunën tonë dhe që kthejnë shpresat e skeptikëve.
Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për bujqit dibranë: Sot u vendos gurthemeli i fazës së parë të projektit për rehabilitimin e sistemit të ujitjes për Fushën e Dibrës. Kjo ngjarje e një rëndësie historike do të fillojë me fazën e parë dhe investimi kap një vlerë prej afro 2 milion euro që parashikon rekonstruimin e objektit të stacionit të pompimit si dhe vendosja e pompave të ujit. I gjithë buxheti do të sigurohet nga qeveria e RMV konkretisht nga ministria e bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave. Faleminderova të gjithë stafin në krye me ministrin Ljupço Nikolovski, zv ministrin Vjollca Berisha, sekretarit shtetëror Rexhail Ismaili si dhe drejtorin e drejtorisë për ekonomi të ujrave Isni Jakupi etj, të cilët kan punuar për daljen në dritë të këtij megaprojekti që për Dibrën ka domethënie jetike.
Na shkoftë puna mbarë dhe e gëzofshim.
Sëafërmi do tju njoftojmë edhe për investime të tjera të rradhës.

Faza II,


Të nderuar,
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe bazuar në Vendimi i Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-COM MS DOOEL eksport-import Kavadar nxjerr Njoftimi në vijim:
Qytetarët që rrisin bletët në zonën e Komunës së Dibrës që me date 10.08.2023, ekipet e Shoqërisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Eksport-Import Kavadar do të kryejnë dezinfektim teristik (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave.Dezinsektimi do të bëhet në periudhën nga ora 18:00 deri në 06:00, me aparat të ftohtë ULV. Dezinfektimi do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë, shi), dezinsektimi shtyhet për ditën e ardhshme të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i hapur i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023

Filloi turneu tradicional

Në sallën e sportit të qytetit filloi turneu tradicional nënfutboll të vogël në kuadër të projektit të komunës Dibër Vera dibrane 2023.

Mbrëmë u luajtën 3 ndeshje:

Princ Kafe vs Mitegra 7:2

Diti Ko vs Majlla Qeramika 2:1

Retro Pica vs Kosovrasti 4:1

Edhe një projekt infrastrukturor që do të realizohet në Komunën tonë

🇪🇺
Edhe një projekt infrastrukturor që do të realizohet në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës.

Këshilli Europian dhe programi ROMAKTED faza 2, programi i përbashkët i Unionit Europian dhe Këshillit Europian.
Projekti: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe forcimi i romëve në nivel lokal.
Aktiviteti: Vendosja e rrjetës mbrojtëse në lagjen Namazjar, rruga Tanas Topallovski, riparimi i rrugës së dëmtuar, sigurimi i rrjetit të ujësjellsit dhe rindërtimi i murit mbajtës.
Investitor: Baahkimi Europian dhe Këshilli Europës
Implemantues: Komuna e Dibrës
Kontraktori: Mirzo Trans
Fillimi punimeve: Gusht 2023
Ky aktivitet realizohet si pjesë e projektit “ Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i romëve në nivel lokal” financuar nga Këshilli i Europës në kuadër të progamit të përbashkët të Këshillit të Europës dhe Baahkimit Europian-ROMAKTED faza 2.

Lajmërim nga EVN Maqedoni

Lajmërim nga EVN Maqedoni
Lajmërim. Ju lajmërojmë se me datë 21.07.2023 (e premte) në periudhën prej orës 07:00 deri në orën 11:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike shfrytëzuesit e Kosovrastit të epërm dhe Kosovrastit të poshtëm.

Skip to content