Lajme nga Komuna

Punimet në rrugën e fshatit Banjisht

Rikontrukcioni i rrugës për në fshatin turistik Banjisht do të fillojë sëshpejti pas disa pregatitjeve paraprake të nevojshme siç janë vendosja e infrastrukturës nëntoksore shpenzime të cilat mbulohen nga buxheti i komunës së Dibrës. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.

Komuna e Dibrës shpall “Qytetar Nderi”

Në aktivitetin e rradhës në Komunën e Dibrës patëm dekorimin  “QYTETAR NDERI” tre personalitete të shquara nga trevat shqiptare, me origjine nga Dibra, përfaqsues të Shoqatës Bashkësia Dibrane, profesorët e nderuar z. Tofik Jegeni, z. Saimir Shatku si dhe z. Molnar Kolaneci (tashme i ndjerë) të cilët kurrë nuk rreshtën me kontributin e tyre për qytetin tonë.

Hapjen Solemne të këtij  evenimenti e bëri z. Ylli Mirzo ku u mbajt nje minutë heshtje për të ndjerin profesor Molnar Kolanecin si dhe iu dha fjala Kryetarit te këshillit ku në emër të këshillit dhe në emer të tij personal, shprehu mirenjohjet dhe falenderimet për mbështetjen e ketyre personaliteteve për qytetin e Dibres ndër vite.
Me pas iu dha fjala Kryetarit të Komunës z. Hekuran Duka ku mbajti një fjalim permbledhës të të gjithë kontributit të këtyre personaliteteve sidomos ne vecanti i falenderoji per kontributin e tyre profesional ku me argumentat e tyre shkencore dëshmuan rëndesine e mbrojtjes së lumit te Radikes.

Në fund te ketij solemniteti u shperndanë titujt qytetar nderi profesoreve z. Tefik Jegenit dhe z. Saimir Shatkut si dhe në emer të të ndjerit profesor Molnar Kolanecit ishte bashkëshortja e tij qe mori këtë titull. Që te tre u shprehen falenderimet e tyre për ketë eveniment të rëndësishëm dhe vlersim historik që i bëhej nga qyteti i Dibrës.

(Pjesë nga fjalimi i kryetarit të komunës Dibër)i

Donacion për amvisëri

Komuna Dibër në bashkëpunim me shoqatën joqeveritare rome “AVAJA”, për banorët e lagjes Vakof shpërndanë donacion për çdo amvisëri kontenjerë për mbeturina.Sëbashku për një Dibër më të pastër.

Kolonia artistike “Radika 2019”

Nën organizimin e shoqatës ,,Art Kult 57,, në Dibër u mbajt ekspozitë Kolonia artistike ,,Radika 2019 ,, . Me pjesmarjen e piktorëve : Reshat Ahemti, Hamdi Kaci,Agron Ramku, Arbana Fetahu, Ismane Mehdi,Xhezair Rexhepi,Arta Kaba-Gorenca,Dritan Bocku,Gentiana Uruçi,Rinor Sllova dhe Lutfie Kaziu. Kjo ekspozitë u mbajt në galerinë e Hamamit në qytetin e Dibrës.
Kjo ekspozitë tani dhe në të ardhmen ka dhe do të ketë përkrahjen e gjërë të pushtetit lokal.

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN,TRE PIKËSH I MADH!

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN,TRE PIKËSH I MADH!
Ndeshja e pestë e sezonit 2019/2020.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj KF Vëllazërimi me rrezultat 4 me 0.Golat për KF Korabi i shënuan Ylber Karimani, Fatmir Arifi, Egzon Aziri , Alban Rasimi Me këtë fitore i siguruan edhe tre pikë.

SHFK PENESTIA prej sot me pullaz të ri

Filloi implementimi i projektit për efikasitet energjetik i financuar nga byroja për zhvillim të barabartë regjional në regjionin jugoperëndimor. Salla sportive e shkollës fillore komunale Penestia prej sot me pullaz të ri me të gjitha standartet teknike.

110 Vjet Kongresi i Dibrës

Nën organizimin e Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë u mbajt konferenca shkencore “110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarja Historike për Kombin Shqiptar” ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Konferencën e nisi Prof.Dr. Bujar Kapexhiu-Kryetar i Shoqatës Bashkësia Dibrane, fjalën e mori edhe Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës dr. Saimir Shatku , kryetari i Komunës Dibër Hekuran Duka si dhe profesor e akademik të mirënjohur, ku u cekën dhe e vlerësuan kontributin e personaliteteve dibrane në formimin e shtetit Shqipëtar deri më sot. Presidenti i shtetit z.Ilir Meta dekoroi Shoqatën Bashkësia Dibrane me titullin ”Kalorës i Urdhërit të Skëndërbëut”, me motivacion: “Për kontributin e shquar dhe patriotik, si vazhdimësi historikë e klubit “Bashkimi Dibran” të 1908, për ruajtjen, kultivimin, promovimin dhe mbajtjen gjallë të traditës dibrane, përmes vlerave të trashëgimisë kulturorë, atdhëtare, artistike, në respekt të vlerave të Dibrës së Madhe dhe komunitetit tradicional dibran në Tiranë. Presidenti z.Ilir Meta dekoroi Prof.Dr. Petrit Bara me titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të shquar në fushën e mjekësisë dhe në atë të jetës akademike e universitare. I dalluar për nivelin e lartë profesional, përkushtimin dhe cilësitë njerëzore. Në konferencë shkencore u shfaq edhe dokumentari “110 Vjetori i Kongresit të Dibrës (1909-2019).