Lajme nga Komuna

Akcion ekologjik ” mos u bë mbeturinë”

Akcion ekologjik ” mos u bë mbeturinë” nën menaxhimin e komunës Dibër morën pjesë disa nga institucionet në nivel lokal dhe atyre qëndror si dhe sekretariati për çështje europiane nga Shkupi. Të shpresojmë që herën tjetër edhe institucionet të cilar sot mungonin ( megjithëse kishin thirje për prezencë obligative), të na bashkohen me të vetmin qëllim: Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #DibraEPastër

Takim me nxënësit e SHMK “28 Nëntori”

Grupi humanitar i përbërë nga nxënëset e gjimnazit “28nëntori” kishte takim pune me kryetarin e komunës Hekuran Duka. Tema e bisedimit ishte kërkesa për tubimin e ndihmës humanitare për një moshatar të tyre. Nga ana e kryetarit u tregua gadishmëri që edhe komuna e Dibrës ti bashkohet akcionit humanitar me një shumë të caktuar mjetesh materiale. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #MeRininëArdhmërinë

IPA 2020 (Programi për mbështetje të komunave)

Në aktivitetin e rradhës në Komunën e Dibrës, sot në sallën e Këshillit të Komunës me z. Klaus Richter, udhêheqës i grupit të projektit si dhe me z. Bardhul Marke kordinator, u mbajt një takim për aktivitetet përgaditore të IPA 2020 (Programi për mbështetje të komunave)

Takim i përbashkët pune

Sot në zyrën e kryetarit të komunës, u realizua një takim i përbashkët pune mes kryetarit të komunës së Dibrës Hekuran Duka, komunës së q. Zhupë Arijan Ibrahim dhe komunës Mavrovë Rostush Medat Kurtovski me zv.ministrin e pushtetit lokal Dejan Pavlevski. U bisedua për problemet me të cilat përballen këto komuna si dhe gjetja e zgjidhjeve më efikase me qëllim të përmirësimit të kushteve jetësore të popullatës në këtë regjion. Theks i veçantë u vendos mbi angazhimin për zgjidhjen e problemit të furnizimit të komumave me rrymë elektrike, menaxhimi me mbeturinat dhe problemi i sigurimit shëndetësor të puntorëve në ndërmarjen komunale “Standard” i cili problem veç është në procedurë qeveritare. Nga zv. ministri u dhanë premtime se zgjidhja e këtyre çeshtjeve do të jetë me prioritet në punën e ministrisë dhe të qeverisë së RMV.

Konkursi për pikturën më të mirë

Aktivitet kulturor në pikturë për nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe shkollën e mesme komunale në formë të konkursit për pikturën më të mirë.
Interesimi i nxënësve ishte i jashtëzakonshëm dhe nga juria profesionale u ndanë shpërblime për 3 vendet e para. Ky aktivitet u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjithë të interesuarit. Aktivitete të këtilla, komuna e Dibrës do të organizojë edhe në të ardhmen më të vetmin qëllim që të edukojmë dhe arsimojmë gjenerata të shëndosha. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë #GjenerataERejaArdhmëriaJonë

3 dhjetori- Dita ndërkombëtare e personave me nevoja te veçanta

3 dhjetori- Dita ndërkombëtare e personave me nevoja te veçanta

Falë bashkëpunimit të Komunës së Dibrës dhe Qendrës së personave me aftësi të kufizuar, në vendin tonë është shënuar kjo datë.

Personat me aftësi të kufizuara si pjesë përbërëse e shoqërisë sonë kanë nevoj për mbështetjen tonë institucionale, andaj Komuna e Dibrës do të vazhdoj të mbështesë dhe të tregoj përkujdesje më të madhe institucionale.

Projekti për pastrimin e deponive të egra

Filloi zbatimi i projektit për pastrimin e deponive të egra në Komunën e Dibrës ( edhe fshatrat). Sot ishim në sanimin e deponisē së eger nē fshatin Kosovrast. Aksioni do të vazhdojë edhe në lokacionet tjera brenda qytetit dhe fshatrat e Komunës. U tha u be !

Komuna Dibër solidarizohet me Republikën e Shqipërisë

Komuna Dibër solidarizohet me Republikën e Shqipërisë

Këshilli komunal i Komunës Dibër në seancën e sotshme ku në rend dite ishte marrja e vendimeve pas ngjarjes tragjike në Republiken e Shqipërisë, me propozim të Kryetarit të Komunës z. Hekuran Duka solli këta vendime:

  1. Dita e sotshme 27.11.2019 shpallet ditë zie në Komunën e Dibrës dhe pezullohen të gjitha aktivitet e organizuara për 28 Nëntorin.
  2. Komuna Dibër nga buxheti i saj ndan shumën prej 300.000 denarë për ndihmë financiare si dhe nje ekipë zjarfikësish me të gjitha pregatitjet teknike të nevojshme është në gadishmëri të plotë që në rast nevoje do të thirret në aksion nga shtabi i krizës në R. Shqipërisë.

Panairi i organizuar në Peshkopi, shënoi përfundimin e projektit ndërkufitar

Në Pallatin e Kulturës ‘Haki Stërmilli’ të qytetit të Peshkopisë, nga partnerët zbatues të projektit, Creative Business Solutions, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Komuna e Dibrës u organizua Panairi përmbyllës i projektit 2 vjeçar “Dibra – Debar, Përshpejtojmë Zhvillimin e Bujqësisë”’.
I financuar nga Bashkimi Evropian, projekti vjen si pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Në këtë aktivitet të gjitha agrobizneset pjesëmarrësë prezantuan produktet e tyre me certifikimin përkatës dhe identitetin vizual të markës, shërbime të asistuara këto nga ky projekt.
Pjesë e rëndësishme e këtij panairi ishin edhe takimet e punës mes Agrobizneseve dhe Përfaqësuesve të Rrjeteve të Supermarketeve, si dhe prezantimi i risive dhe arritjeve të projektit si rezultat i bashkëpunimit të mirë midis dy shteteve.
Në fjalën e tij përshëndetëse sekretari i Komunës së Dibrës z.Ylli Mirzo pasi përshëndeti të gjithë pjesmarësit, ai theksoi se ka pasur shumë peripeci dhe pengesa me të cilat është ndeshur Komuna për të mundësuar realizimin e këtij projekti por si përfundim ka arritur të ndërtojë mundësi në të dy rajonet duke ngritur vetëdijesimin në nivel lokal dhe atë ndërkombëtar dhe mbi të gjitha shkëmbimin kulturor mes dy vendeve. Spresojmë që në të ardhmen këto agrobiznese të jenë modele për fermerët e tjerë dhe uroj që të kemi sa më shumë projekte produktive mes dy vendeve ndërkufitare, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e nivelit të cilësisë në aspektin administrativ, infrastrukturor, social dhe shoqëror. Si përfundim ai në emër të Komunës së Dibrës dhe administratës komunale falenderoi të gjithë ato që mundësuan realizimin e këtij projekti me bindje që të jetë urë lidhëse në determinimin edhe të projekteve tjera në të mirë të banorëve të dibrës në të dy anët.