Njoftim
Sonte, me datë 11.03.2020 ne ora 20:00, në zyrat e Komunës Dibër u mbajt mbledhja e rradhës e Këshillit të emergjencës për menaxhimin e krizës së krijuar nga përhapja e Coronavirusit. Këtë mbëledhje e thiri kryetari i komunës z.Hekuran Duka ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore:
Përfaqësues nga qendra për shëndet publik-Dibër, Dr Mentor Mela
Përfaqësues nga sektori për punë të brendshme z.Arben Dumani
Përfaqësues nga ndërmarja publike komunale “Standard” z. Omer Cami
Përfaqësues nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim z. Admir Gorenca
Përfaqësues nga qendra për menaxhim me kriza z. Femi Ajroski
Komandanti i njësisë së zjarfiksëve z. Xhetan Miftaroski
Myftiu i myftinise së Dibrës z. Reshat Kaçallniku
Përfaqesues i kishës ortodokse z. Mile Angelovski
Në këtë takim u diskutua lidhur me gjendjen aktuale nga përhapja e Corona virusit, ku përfaqësuesit e institucioneve raportuan në bazë të ingerencave ligjore.
Kryetari i Komunës Dibër z.Hekuran Duka në bazë të informatave nga institucionet relevante elaboroi mbi situatën e deritanishme në qytetin e Dibrës, ku me theks të veçantë potencoi marjen e masave si:
– Mbylljen e shkollave dhe entit parashkollor
– Lirimi nga puna i kategorive të veçanta të punonjësve, sipas rekomandimit të qeverisë
– Larja e shtuar e rrugëve në qytet
– Trajtim plotesues në menaxhimin me mbeturinat
– Vazhdimin e dezifektimit të objekteve parashkollore dhe shkollore, objeketeve tjera të rëndësishme, rugeve kryesore dhe aktivitete te tjera.
Në bazë të informimit nga perfaqësues të institucineve tjera u konstatua së bëhet fjalë për një situatë të re e cila kërkon qasje më serioze dhe shtim të masave preventive.
Në përfundim të këtij takimi dolën edhe këto
KONKLUZA:
1.Situata e krijuar nga përhapja e Coronavirusit është serioze dhe institucionet përkatëse në Dibër kan nevojë për kapacitete plotësuese që të ballafaqohen me sukses me këtë gjendje të re.
2. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria e RMV që Dibra të trajtohet si regjion specifik dhe të meren masa të veçanta epidemiologjike, përveç atyre të përgjithshme.
3. Me mirëkuptim të bashkësive fetare u vendos të pezullohen aktivitetet në objektet përkatëse.
4. Përcjellja e informatave dhe konkluzave deri te organet qeveritare për marjen e vendimeve përkatëse.
5. Komuan Dibër shprehu gatishmëri që aktivitet të ndërmara ti mbështesë me mjete buxhetore, mjete teknike dhe kapacitete njerëzore.
APELOJMË
te të gjithë qytetarët
– Të ruajnë qetësinë
dhe të mos përhapin panikë.
– Të ofrojnë mbështetje morale dhe perkrahje të çfarëdollojshme në kryerjen e aktiviteteve të organeve përkatëse
– Të evitojnë daljet dhe ndejat e panevojshme dhe të vetëkufizohen në lëvizje me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit
– Të respektohen masat preventive të sugjeruara nga Organizata boterore e shëndetësisë dhe Qeveria e RMV.
Shtabi i emergjencës e ndjek situatën në vazhdimësi dhe për çdo ndryshim eventual të gjendjes në qytet do të ndërmarë masa dhe aktivitete konkrete.