Pastrimi dhe larja e trotuarit rreth liqenit
Pastrimi dhe larja e trotuarit rreth liqenit
Pastrimi dhe larja e trotuarit rreth liqenit
Bordi udhëheqës i KF “Korabi” në krye me z. Abib Kllobuçishta ndau mirënjohje për komunën Dibër për kontributin dhe angazhimin e dhënë në funksionimin dhe mbarëvajtjen e klubit gjatë vitit 2019.
Paisje me mjete mbrojtëse në punë dhe një automjet për punëtorët e njësitit të zjarfiksëve në vlerë prej rreth €10.000 nga buxheti i komunës. Zjarfiksit tani kanë edhe rroga më të mira dhe mbrojtje më të sigurtë në punë. Ata e meritojnë sepse gjithmonë janë aty ku i kërkon puna siç ishte dhe angazhimi i tyre në pandeminë e Covid19. Respekte për këto heronj të qytetit!
Vendosja e kamerave dhe ndriçimi i deponisë mori fund.
Pason rrethimi dhe vendosja e hyrjes ( rampës) në deponi.
Me këtë projekt do të mundësohet që të kemi një kontrollë mbi këtë pjesë dhe të minimizohen problemet e shpeshta siç janë djegija e mbeturinave, shkarkimi i tyre pa kriter jashtë dhe mbrenda deponisë.
Me ndalesën që ju bë komunave të tjera që të derdhin mbeturinat në këtë deponi, sigurimi i bagerit që vazhdimisht punon për mbulimin dhe rrafshimin me dhė, si dhe intervenimet efikase të njesitit të zjarfiksëve për shuarjen e zjarrit, kanë rrezultuar që deponia një kohë të gjatë më nuk paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve.
Video konferencë me Ambasadoren e Amerikës znj. Byrnes. Tema e bisedës, pandemia me Covid 19 në komunën tonë, pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale si dhe propozimet për zgjidhjen e kësaj krize nga të gjitha aspektet. SHBA si një aleate dhe mike e popullit tonë, shpreh gadishmërimin për mbështetje të gjithanshme në tejkalimin e krizës.
………………………………..
Zoti na ka dashur ne dibranëve që na e ka falë Dibrën me plot ngjyra bukurie. Mëkat është nëse për ate nuk kujdesemi.
Nga ekipet e NKP “Standard” vazhdoi qe ne oret e hershme te mengjesit dezinfektimi per rradhe te trete i rrugeve dhe rrugicave lokale ne qytetin e Dibres.
Sot perfundoi dezinfektimi i lagjes Ndermahall, Depllast, Skopska, Vakof, Varosh, Budulec, Liman Kaba d. m. th. krejt pjesa e eperme e Qytetit Diber. Neser vazhdojme me rruget e tjera.
Cisternë speciale për spërkatje dhe dezinfektim të rrugëve e blerë për nevojat e komunës .
Vazhdon puna për vendosjen e survejimit me kamera tek deponia e qytetit
………………………………
Mirënjohje fabrikës “Diecotec” për donacionin e 50 koshave për mbeturina në qyetin e Dibrës. Faleminderit dhe respekte!