Lajme nga Komuna

Ndihmë humanitare në mjete financiare në vlerë prej 300.000 denarësh.

Me 14 maj 2020 në f. Kosovrast i epërm Komuna e Dibrës, ndodhi një fatkeqësi zjarri ku u dogjën 8 kosolle për bagëti dhe një pjesë e bagëtisë. Me iniciativë të kryetarit të komunës u dërgua në këshillin komunal për të miratuar ndihmë humanitare në mjete financiare në vlerë prej 300.000 denarësh. Të gjith këshilltarët unanimisht e votuan këtë iniciativë. Sot po bëjmë dorzimin e mjeteve, përfaqësuesve nga grupi i të dëmtuarve. Ata falenderojnë të gjith këshilltarët për ndihmën që iu ofrua nga Komuna e Dibrës.Ftojmë të gjith ata të cilët kan mundësi të ndihmojnë me mjete financiare ose materiale ndërtimore të kontaktojnë personat e dëmtuar.

Përfaqësues nga Ministria e Vetqeversijes Lokale dhe ekspert nga Delegacioni Europian

Sot patëm nderin të kemi përfaqësues nga Ministria e Vetqeversijes Lokale dhe ekspert nga Delegacioni Europian për të diskutuar mbi thirjen e tretë të IPA Fondeve 2021-2027 ku kësaj here bën pjese po ashtu edhe Komuna e Dibrës, ku ekzistojnë në dispozicion fonde të shumta në lidhje me bashkëpunimin ndërkufitar. Në këtë takim u diskutua mbi nevojat e qytetiton tonë dhe theks të veçantë të diskutimit u vendos që në të ardhmen të investohet në projekte esenciale, që janë tepër prioritet për Komunën tonë, investime në infrastrukturë, mundësi të reja punësimi, zhvilimi i turizmit, pasiqë ekzistojnë potencial dhe resurse natyrore të shumta në vendin tonë.

Mirënjohje në fushën e sportit

Memedali Egriun e njohim të gjithë si myezinin e “Xhamisë së re”, njeri i qetë , e njohin për principin dhe kryerjen e punës me përpikmëri, si një njeri që nuk frikësohet të thotë të vërtetën. Memedaliun e kemi gjetur pranë edhe në humanizëm aty ku është ndjerë nevoja, në të mirën e qytetit si në aksione të ndryshme për mbjelljen e fidaneve duke dëshmuar angazhimin e tij maksimal.Sot kemi vendosur që këti personi ti ndajmë mirënjohje në fushën e sportit, çiklizëm, bjeshkatari, notim e motoçikleta.Nëse marim aktivitetet e vitit të fundit do të shohim se Memedaliu është praktikues i shumë sporteve dhe jo vetëm me fjalë por ato i ka me vepra.Do të fillojmë me bjeshkatarinë Memdaliu ka bërë ngjitje të njëpasnjëshme duke mos e lënë pasionin të flejë por atë e ka vendosur në praktikë ai në kushte dimërore ka bërë ngjitjen e majës së Tito Vërvit 2748 metro, Stogovës 2218, Medenicës 2163 ,Karbula2148, Deshatit,Pllaka e Kuqe 2107, Kërçinit 2341 në kushte dimërore, Big Doruk 2278 metro, nga Dibra deri në Elefcë-Maja Deshat-Kosovrast I Epërm, Majën e Korabit 2764 metro dhe shumë e shumë ngjitje të ndryshme që mundë ti gjejmë në profilin e tij të facebookut dhe ata shumica nga mbi 29 km vajtje dhe kthim. Por nga gjithë këto ecje ai e kurorzoi me marrjen pjesë në Ultramaratonen “Arteria e Arberit” me 116 km gjatësi ecje dy ditore ku dëshmoi edhe atje aftësitë e tijë në ngjitje, ecje , organizim dhe vlera njerzore. Në këtë maratonë ai dëshmoi dhe përfaqësoi edhe qytetin tonë të Dibrës ku tha se ne jemi afër dhe e duam realizmin e këtij projekti.Vazhdojmë me sportin e çiklizmit ku Memdaliun e gjejmë në shumë organizime të ndryshme që I ka organizuar Klubi KBC “Dibra” dhe atë në pjesë të ndryshme të qytetit dhe jashtë saj por edhe këtë nuk e la me aq aj këtij viti theu një rekord të tij ku për një ditë bëri mbi 220 km në relacionin Dibër, Strugë, Ohër, Kërçovë dhe Dibër. Për Memdaliun sportet do të jenë pjesë e përditshmërisë pasi atë e gjejmë edhe në ngjitjen në terene malore me motoçikleta edhe atë edhe në kushte normale por edhe dimërore. Këto ngjitje janë të ndryshme do ti përmendim disa vende siç është mali Deshat ku këtë ai e ka bërë shumë herë, majën e Medenicës si dhe fshatra e kullosa të ndryshme Lazaropole, Zajas, Bister, Karpula, Galecnik, Teresanche e te tjera.Por ai nuk e la pasionin e tij vetëm në këta sporte ai e dëshmoi vehten edhe në notim. Më 07-06-2020 ai u zhyt për herë të parë për këtë vit në liqe nga ku mori frymëzimin se duhej të thyej një rekord të tij që e bëri vjet ku notoi për 6 kilometra e gjysë nga Ura e Molicanit e deri tek Taverna Cami. Ai për afro 40 ditë notoi nga 1600 metro për të arritur qëllimin e tij që ja kishte vendosur vehtes dhe ai ishte që të notojë nga Tre çeshmat e deri në bregun e Liqenit të Dibrës. Ai me datë 16 gusht theu një rekord në Qytetin e Dibrës duke notuar mbi 11 km, nga Tre Çeshmat e deri në bregun e Liqenit të Dibrës. Është fat për qytetin e Dibrës që kemi një qytetar të këtillë që nëse ekziston vullneti, dëshira, guximi,mbështetja në Zotin dhe angazhimi për të arritur diçka ajo realizohet. Memdaliu dëshmon se gjithçka është e mundur mjafton ambicja dhe përkushtimi. Memedaliu me këtë notim që realizoi, që për 5 orë e ca, të notohet 11km deri më sot nuk mbahet mend në qytetin tone, dëshmoi dhe dha shembull për të gjithë ne se puna asnjëherë nuk ngelet pa shpërblyer… Të falenderojmë Memedali që je pjesë e këtij qyteti dhe shembull për rininë dhe për të gjithë ne

Familja Rusi kujdeset për natyrën e vendlindjes.

Familja Rusi kujdeset për natyrën e vendlindjes. Komuna Diber, me donacion prej 594.433 den, (reth 10.000 €) nga familja Rusi, veçanërisht me përkujdesin e veçantë të z. Turhan Rusi, realizoi projektin e saj për gjelbërimin e të gjithë aksit të bulevardit. “Iliria”, dhe 2 rrethrotullimev, në fillim dhe mbarim të saj me :

⁃ 45 peme Catalpa Bungei;

⁃ 252 rrënjë Juniperus conferta Blue Pacifis;

⁃ 150 rrënjë Abelia grandiflora;

⁃ 6 pisha, Picea pungens glauca Globosa.

Komuna Dibër i shpreh falenderim të veçantë familjes Rusi, për këte kujdes ndaj qytetit dhe bulevardit ”Iliria”.

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE ne lidhje me dezinsektimin, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave  në territorine e komunës Dibër. Në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse (Gz.zyrtare e RM 66/2004, 139/2008 i 99/2009,  149/2014, 150/2015 dhe 37/2016 ), por në bazë te vendimit të Këshillit të komunës Dibër  për zbatimin ne lidhje me dezinsektimi, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave  në territorine e komunës Dibër, si masë e pergjithshme kunërepidemike JZU Qendra për shëndet publik Ohër, e jep lajmërimin e rradhës: Njohtohen të gjithë qytetarët të cilat kultivojnë (rruajnë) bletë  ne zonën e komunës Dibër që me datë 14.08.2020 (e premte) ,ekipet e Qendrës për mbrojtje publike Ohër, do te kryejne dezinsektimi nga toka me qellim zhdukjen e mushkonjave.Stërpikja do të kryhet në periudhën nga ora 18-06 , me aparat për ULV spërkatje e ftohte . Me dizefektim do të përfshihen sipërfaqet e gjelbërta të  bregut liqenor në Dibër, deponija dhe linja kufitare , lagjet e urbanizuara në Dibër , si dhe lokalitetet e parashikuara me plan dhe program. U lutemi bletarëve ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve Në rast se shfaqen kushte të pavolitshme (erë, shi) dezifektimi do te shtyhet per ditën tjetër. Për të gjitha informatat dhe pyetjet ka telefon për Kontakt Qendrën për shëndet publik Ohër nr 231 881: 231 230.

Urime për festën e Kurban Bajramit

Urime për festën e Kurban Bajramit të gjith besimtarëve të fesë Islame me dëshirën që Zoti i gjthfuqishëm t’ju pranon të gjithë sakrificat të cilat i keni bërë në rrugën e trasuar nga Ai. Shëndet dhe gjith të mirat !

Zjarri tek deponia po vendoset nën kontroll

Zjarri tek deponia po vendoset nën kontroll. Paralelisht behen perpjekje qe te zbulohet shkaku i zjarrit. Falemnederojme firmat private me pronar Miçe Duka, Vehap Cenobafte, Ismet Mirzo, Fili Muça, Fatjon Lela për ndihmën që na ofruan transportimin e dheut në deponi.Zjarfiksat gjithmonë në gadishmëri. Rroja i deponise Rustem Mashkulli, nuk pyet per orar pune kur eshte ne pyetje problemi me deponine.

Çdo ditë në teren për pastrimin e qytetit.

Çdo ditë në teren për pastrimin e qytetit.

Qytetarët mundet të na ndihmojnë duke pastruar hapsirat që gjinden përreth objekteve të tyre afariste. Mbeturinat mund ti hudhin në qese plastke dhe sherbimi komunal do te vjen qe ti grumbulloje me kamion. Gjithashtu lusim qytetaret te cilet kan afër dyqaneve pemë të reja të mbjellura, ti ujisin dhe kujdesen per ta. Ju falemnderit per bashkepunimin.

Skip to content