Takim me shpëtimtarët
Takim me shpëtimtarët që bëjnë roje në plazhin e Liqenit të Dibrës.Çdo gjë nën kontrollë. Projekt i investuar nga komuna Dibër. Bashëpunoi edhe Kryqi i Kuq Dibër.
Takim me shpëtimtarët që bëjnë roje në plazhin e Liqenit të Dibrës.Çdo gjë nën kontrollë. Projekt i investuar nga komuna Dibër. Bashëpunoi edhe Kryqi i Kuq Dibër.
Një sërë aktivitetesh solemne, sportive dhe kulturore janë mbajtur dje në Dibër për nder të 100 vjetorit të themelimit të Klubit Futbollistik “Korabi”.
Me organizimin e Komunës Dibër, fillimisht u mbajt një akademi solemne, me pjesëmarrje të shumtë jo vetëm të qytetarëve dibranë, por edhe përfaqësues të Korabit të Peshkopisë, Korabi i New Yorkut, përfaqësues nga Federata e Futbollit të Maqedonisë etj. Për të vazhduar më pastaj me një ndeshje futbolli në stadiumin e qytetit, një koncert artistik në sallën e koncerteve dhe një darkë solemne në fund të ditës.
Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka, si inicuesi i këtyre organizimeve shprehet se ky 100 vjetor e ka gjetur Korabin me suksese të kënaqshme në kampionatet e Maqedonisë duke shtuar se, përkushtimi i Komunës Dibër do jetë akoma më i madh që Korabi të garojë në Ligën e parë të Maqedonisë.
“Unë si kryetar i Komunës vazhdoj të premtoj atë që e kam premtuar edhe më herët, që do i gjindemi pranë Korabit me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet institucionale dhe financiare për të siguruar sukseset dhe ecurinë e shëndoshë të këtij klubi, e nuk ka dyshim që ashtu siç kam mbajtur premtimin e dhënë në këto 2 vite shumë të vështira, në përkushtimin ndaj këtij klubi, akoma më e madhe do jetë përkrahja jonë në vijim. Ne sot fillojmë me një vullnet dhe energji të re për të arritur majat e tabelës që do mundësojnë dhe kalimin në ligën e parë!” – U shpreh kryetari Duka.
Siç ju kemi informuar, nga faza e dytë e programit TAV, komuna Dibër fitoi 2 projekte infrastrukturore: një rrugë lokale në qytetin e Dibrës dhe një projekt në fshatin Banjisht. Kurse sot, në fazën e tretë, fitoi edhe një projekt për në f. Otishan. Me këtë ka përfunduar mbështetja financijare e projekteve infrastrukturore të komunës Dibër me të cilat kemi aplikuar për këtë program dhe me të cilat është përfshirë realizimi i ndërtimeve infrastrukturore në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve.
Komuna Dibër organizon turneun tradicional në futboll të vogël “Albert Kaba” që do të filloj me date 08.08.2021.
Paraqitja e ekipave mund të bëhet te zyra e sektorit për arsim kulture dhe sport nga ora 10.00 deri në orën 13.00 dhe paraqitja do të zgjasë deri me date 07.08.2021 kur do të hiqet edhe shorti (grupet, koha e ndeshjeve etj).
Paraqtija e ekipave është me pagesë (3000 denarë) dhe i gjithë fondi i mbledhur do të ndahet për ekipet finaliste.
Është e obligueshme që çdo ekip gjatë paraqitjes për pjesmarje të dorëzojë edhe listen e lojtarëve (max 10)
Ndeshjet do të zhvillohen në poligonin e qytetit.
Informata plotsuese mund të meren pranë zyrave të përmendura ose në tel:
070/241-221.
Sot, krenaria e qytetit tonë KF Korabi filloi trajnimet për përgatitjet e sezonit të ri. Plot 4 vite që Korabi garon në Ligën e dytë në kampionatin e Maqedonisë. Me shumë mund dhe sakrifica kemi arritur që ky klub futbollistik, i vetmi në qytetin e Dibrës, të arrijë progres të vazhdueshëm. Me përkrahjen e pa rezerve të Komunës Dibër, si sponzori kryesor i klubit dhe përkrahjen e shumë firmave të qytetit dhe diasporën, Korabi ka arritur të sigurojë pozitën e 5-të në tabelën e ligës së dytë, një pozitë e konsiderushme, duke aspiruar për arritje dhe suksese të mëtejshme.Gjithashtu një lajm shpresëdhënës dhe i gëzueshëm është edhe pjesëmarrja e 80 fëmijëve dibranë në shkollën e futbollit, duke synuar në një të ardhme të afërt një përbërje shumë cilësore dhe autentike dibrane të klubit me të cilën do synojmë atë që Korabi e ka merituar me kohë – të garojë në ligën e parë të Maqedonisë. Nuk ka dyshim që përkrahja e jonë si pushtet vendor nuk do mungojë, do jetë akoma më e madhe. Unë si kryetar i Komunës vazhdoj të premtoj atë që e kam premtuar edhe më herët, që do i gjindemi pranë Korabit me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet institucionale dhe financiare për të siguruar sukseset dhe ecurinë e shëndoshë të këtij klubi, e nuk ka dyshim që ashtu siç kam mbajtur premtimin e dhënë në këto 2 vite shumë të vështira, në përkushtimin ndaj këtij klubi, akoma më e madhe do jetë përkrahja jonë në vijim.Ne sot fillojmë me një vullnet dhe energji të re për të arritur majat e tabelës që do mundësojnë dhe kalimin në ligën e parë!Falenderojmë stafin udhëheqës që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetjen morale dhe profesionale. Një falenderim dhe për FFM-në me në krye z. Muhamed Sejdini i cili për këtë sezon ndihmoi Korabin me makineri dhe rekuizitë për regullimin dhe përgatitjen e stadiumit të Korabit. Urojmë për një sezon të mbarë dhe sa më të suksesshëm!
Në bazë të nenit 50 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 5/02), neni 8 paragrafi 1 pika 4 nga Ligji për transport në trafikun rrugor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 68/04, 127/06, 114/09, 83/10, 140/10, 17/11, 53/11, 6/12, 23/13, 120/13, 163/13, 187/13, 42/14, 112/14, 166/14, 44/15, 97/15, 124/15, 129/15, 193/15, 37/16, 71/16, 64/18, 140/18 dhe 163/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19), në pajtim me Rregulloren për procedurën dhe Programin për dhënien e provimit për marrjen e certifikatës për auto-taksi shofer, forma dhe përmbajtja e procesverbalit dhe Çertifikatit për auto taksi shofer (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 126/19). Kryetari i Komunës Dibër shpall
THIRRJE PUBLIKE
për paraqitjen e personave të interesuar nga Komuna Dibër, për dhënien e provimit për marrjen e Çertifikatit për auto-taksi shofer
Pas zbatimit të provimit në qoftë se kandidati e kalon të provimin do ti jepet Vërtetim i posaçëm për dhënien e provimit, ndërsa në afat prej 15 ditë do ti jepet Çertifikatë për auto-taksi shofer.
Sot u nënshkrua marëveshja shumë e rëndësishme me ministrinë e arsimit për rekonstruimin e shkollave komunale Penestia në Dibër dhe Riste Ristevski në f. Mogorçë.
Vizita e para disa muajshe që iu bë mërgatës dibrane në SHBA nga delegacioni i komunës Dibër, ishte një vizitë shumë e suksesshme në aritjen e qëllimeve. Prezentimi qëndror i punës së komunës, para dibranëve, gjatë 2 vitet e fundit i cili u realizua në tubimin masovik të mbajtur në Staten Island, ishte një referencë shumë e rendësishme për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të komunës me dibranët e Amerikës. Në mes tjerash nga ana e mërgimtarëve u shpreh një gadishmëri që të kontribuohet edhe financiarisht në mbështetje të projekteve prioritare për komunën. Biznismeni i mirënjohur dibran Z. Abib Sela në atë tubim premtoi se do bëjë donacion për Dibrën një shumë prej $20.000 (njëzet mij dollarë) të dedikuara për fazën e parë të prejektit për ujin e pijshëm i cili do të kushtojë rreth € 200.000 (dyqind mijë euro) dhe do të fillojë sëshpejti. Për hir të transparencës dhe shembullit të mirë patriotik, ju njohtojmë se sot komuna Dibër në konton e donacioneve që hapet për herë të parë në buxhetin e komunës, kanë aritur $20.000 nga z. Abib Sela. Fjala e dhanë publike, u mbajt kurse ne jemi mirënjohës për këtë gjest të Bibit i cili nuk ndalet asnjëherë duke ndihmuar vendlindjen e tij.
12 Milion e 57 mijë denarë është shuma e financuar nga projektet e TAV për Komunën e Dibrës, shumë e cila do të investohet në infrastrukturën rrugore në Komunën e Dibrës, shprehet kreu i këtij institucioni Hekuran Duka.
Komuna e Dibrës ka aplikuar me projekte teknike ndërsa financimet vijnë të miratuara nga qeveria për shpërndarjen e mjeteve të koncensionerit TAV.“Sot edhe zyrtarisht qeveria miratoi grupën e dytë të projekteve nga shpërndarja e mjeteve të koncesionerit TAV me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Si edhe herën e parë, bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.” U shpreh zv. Kryeministri i parë shqiptar Artan Grubi.
“5.890.317,00 denarë është shuma që do të ndahet për rrugë lokale në fshatin Banjisht të Dibrës dhe 6.167.427,00 denarë për rrugën 1 dhe 2 në Bllokun 3 lokacioni A në Dibër. Këto janë vetëm disa nga ato çfarë kemi premtuar dhe po i realizojmë për Dibrën, ku së shpejti do shpalosim dhe investime tjera qindra mijëra euroshe për projekte të ndryshme që tashmë do nisin zbatimin e tyre.” – Tha kryetari Duka.