Lajme nga Komuna
Rikonstruimi i rrugës në f.Kosovrast
Në Kosovrastin e poshtëm, rruga e premtuar është në fazën e realizimit. Sot bashkë me banorët lokal, u inspektuan punët e kompanisë që ndërton këtë rrugë.

Rikonstruimi i rrugës në fshatin Kosovrast i Poshtëm
Sot ndoqëm nga afër punimet për rikonstruimin e rrugës në fshatin Kosovrast i Poshtëm, një rrugë e premtuar dhe tashmë në realizim e sipër! Rrugë e rëndësishme për të dy fshatrat Kosovrast i Poshtëm dhe i Epërm.
Rekonstrimi i Rrjeti rrugor në Lagjen Venec 1
Rekonstrimi i Rrjeti rrugor në Lagjen Venec 1, pjesë e tre rrugëve të financuara nga banka botërore të shpallura në gazetën zyrtare. Projekt i përfunduar, fonde të siguruara, fillojmë me punë së shpejti!
Rekonstruimi i Rrugës “Petre Popovski&Zdravko Çoçkovski”, pjesë e tre rrugëve të financuara nga banka botërore të shpallura në gazetën zyrtare.
Rekonstruimi i Rrugës “Petre Popovski&Zdravko Çoçkovski”, pjesë e tre rrugëve të financuara nga banka botërore të shpallura në gazetën zyrtare.
Rekonstruimi i rr. ( Ali ) Eqerem Zengo
Rruga “Eqerem Zengo” (Lagja Konjarë), projekt i realizuar me gjithë dokumentacionin teknik, me fonde të aprovuara dhe shpallura në gazetën zyrtare (shih foton e tretë), punimet nisin tani!
Lajmërim
Lajmërim.
Ju lajmërojmë se me datë 13.10.2021 (e mërkurë) në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 15:00 , nuk do të ketë furnizim të energjisë elektrike për shkak të një ndërhyrje teknike nē HEC Shpilje.
………………………………
LËNDA: Informim për mbyllje të plotë të segmentit të rrugës 8 Shtatori dhe rrugës Veljko Vllahoviq.
Të nderuar!
Ju informojmë se pjesë e rrugës 8 – Shtatori (në pjesën nga përkujtimorja e Skenderbeut deri te lidhja me rrugën Veljko Vllahoviq) dhe pjesë e rrugës Veljko Vllahoviq (në pjesën nga objektit i Gjikatës themelore Dibër deri te shkolla fillore Penestia – korsia e djthtë), për shkak të kryerjes së punimeve sanimit të rrugës, më date 11.09.2021 pjesët e lartë përmendura do të jenë të mbyllura për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Me nderime.
Kryetar i Komunës: Hekuran Duka
Mesazh ngushëllimi drejtuar Komunës së Tetovës
Më lejoni që në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Komunës Dibër të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave nga ngjarja tragjike e djegjes së spitalit modular në Tetovë, ndërsa të lënduarve nga kjo fatkeqësi shërim të shpejtë.
Në këto çaste të vështira ndjehemi afër me shpirt dhe me mendje me familjarët e viktimave, personat e lënduar si dhe me të gjithë qytetarët e Tetovës.
Shprehim gatishmërinë tonë maksimale që si pushtet vendor në kuadër të mundësive tona të ofrojmë çdo lloj ndihme të nevojshme.
Lusim Zotin e Madhërishëm që tju japë forcë për tejkalimin e situatës.
Me dhimbje,
Komuna Dibër
Kryetari
Dr Hekuran Duka