Lajme nga Komuna

Informim për qytetarët!


Komuna Dibër e pa të arsyeshme që të informojë opinionin në lidhje me mbishkrimet në gjuhën shqipe në pllakatën e vendosur te stacioni automatik metereologjik i vendosur në teritorin e komunës Dibër nga drejtoria për punë hidrometerologjike. Nga organet e komunës dhe nga vetë qytetarët u konstatua se në
pllakatën me mbishkrim në gjuhën shqipe ka disa gabime gjuhësore
Në të njejtin moment kur është konstatuar kjo anomali, kryetari i komunës nëpërmjet e-mailit oficial të drejtorit të drejtorisë për punë hidrometereologjike, e ka përcjellë shqetësimin në lidhje me gabimet gjuhësore në pllakatin ku shkruhet në gjuhën shqipe dhe ka kërkuar që të meren masa urgjente për të përmirësuar gabimet. Pas disa ditësh kryetari intervistohet nga gazetarja e portalit “Koha” ku shumë kjarët ka spjeguar se çfarë reagimi dhe masa jan marë (nëse dikush e ka lexuar tekstin dhe jo vetëmse titullim bombastik). Prej datës 06.09.2022 kur kemi reaguar me e-mail në drejtorinë përkatëse e deri me datë 10.09.2022, nuk ka asnjë reagim (përgjigje) nga ana e tyre. Me datë 11.09.2022 drejtorit të drejtorisë, në nr tel oficial i dërgohet SMS ku nga ana jonë shprehim shqetsimin se përse nuk kemi një përgjigje në e-mailin e dërguar dhe nëse vazhdon kjo neglizhencë në si komunë do të ndërmarim të gjitha procedurat juridike kundra drejtorisë për lëshimet gjuhësore të cilat jan bërë në pllakatën në gjuhën shqipe. Drejtori reagon në SMS menjëherë me përgjigje ku thotë se është hera e parë që dëgjon për këtë problem dhe se vendosja e stacioneve është projekt i UNDP së në bashkëpunim me drejtorinë dhe se ende nuk është bërë pranim dorzimi i stacioneve. Por drejtori do të angazhohet dhe do të kontaktojë përfaqësues të UNDP-së për të zgjidhë problemin sa më shpejtë që është e mundur.
Situata vazhdon të përcillet me kujdes

Komuna Dibër i dorëzoi në përdorim NKP Standard mjetin special Canal Jet

Komuna Dibër i dorëzoi në përdorim NKP Standard mjetin special Canal Jet i cili shërben për pastrimin dhe mirbajtjen e sistemit të kanalizimit për ujra të zeza në komunën tonë. Me këtë mer fund realizmi i projektit të komunës Dibër i cili konaiston në përforcimin e shërbimeve komunale të NKP Standard. Në paket kemi siguruar:

  1. Kontenjerë për mbeturina 130 copë
  2. Kamijon specijal për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave deri në deponi
  3. Kamijon specijal Canal Jet për pastrimin e rrjerit të ujrave të zezë.

Të nderuar bashkëqytetarë!

Sipas vendimit të këshillit komunal të datës 25.06.2021, obligohen drejtorët e shkollave që gjatë rregjistrimit të nxënësve në klasën e parë, ti përmbahen vendimit i cili rregullon rajonizimin e shkollave në teritorin e komunës së Dibrës. Me këtë vendim realisht bëhet shpërndarja adekuate e nxënësve sipas afërsisë së objektit shkollor të cilin e kanë. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi i prindërve do të jetë pozitiv në realizimin e këtij vendimi.

Pastrimi i qytetit

Çdo ditë pastrimi i rrugëve nga mbeturinat që hudhen kudo. Pastërtia është si rrezultat i angazhimit të përbashkët me qytetarët.

Sonte dhe çdo natë në vijim, pastrimi i qytetit edhe në orët e vona me ndrime nate. Për Dibër të pastër sëbashku me qytetarët.

Sonte u zhvilluan ndeshjet gjysmefinale te turneut

🏆🥇🏅🏆

Sonte u zhvilluan ndeshjet gjysmefinale te turneut ne futboll te vogel “Dibra 2022” pas së cilave, ashtu edhe sic pritej, u percaktuan edhe dy ekipet finaliste.

Finalisti i pare ishte
“Retro Pizza” qe mundi ekipin e Kosovrastit me rezultat (4:1),

ndersa ne ndeshshjen e dyte triumfoi ekipi “Princ cafe” ndaj ekipit rekorder sipas numrit te turneve te fituara (11) te ketij turneu tadicjonal, “Taverna Cami” me rezultat 5-0.

Neser

⚽️ me fillim ne ora 19.00

do te zhvillohet ndeshja per vendin e III, ndersa

⚽️ ne oren 20.30

do te zhvillohet edhe ndeshja finale e ketij turneu, pas se ciles nga organizatori Afrim Krkuti dhe Kryetari Komunes Diber, Dr. Hekuran Duka si bartes dhe sponsor i ketij turneu, do te shperndahen edhe shperblimet perkatese per fituesit.

Mes dy ndeshjeve finale do te kete nje ndeshje aktraktive mes ardhmerise se futbollit Dibran femijët e KF “Korabi” U-10.

Falemderojme publikun sportdashes qe sigurish i dha nje bukuri te vecante ketij turneu dhe njekohesisht e ftojme ate qe bashke te permbyllim kete aktivitet.

Dita e parë e turneut tradicional

Sot filloi turneu tradicional në futboll të vogël “ Dibra 2022” që organizohet nga komuna Dibër. Faleminderit stafit organizativ, ekipeve pjesmarëse si dhe sponzorëve që mbështesin këtë aktivitet sportiv për publikun sportdashës dibran. Suksese dhe le të fitojë më i miri!Ne nje atmosfere sportive dhe miqesore perfunduan ndeshjet e dites se pare te turneut me rezultatet ne vijim:

Korabi U-15 – Armani brand 3:2

Princ cafe – Friend zone. 4:0

Kosovrasti – Flamuri IP 5:1

Retro pizza – Emin dent 10:7

Vazhdojme neser ne diten e dyte me fillim ne ora 18:30.

Turne në futboll të vogël

Per shkak te kufizimeve trevjeçare si pasoje e pandemise, sivjet do të vazhdojme traditën e turneut në futboll të vogel “Dibra 2022” i cili është në patronatin e komunës Dibër.

Fillimi do të jetë ditën e Hënë (01.08.2022) në ora 18:30 dhe hapjen, në prani të Kryetarit Dr Hekuran Duka, do ta bejnë lojtarët e KF Korabi-U15 që të njejtët në të ardhmen te vazhdojë këtë traditë.Ekipet pjesmarëse dhe orari ndeshjeve janë si në tabelën më poshtë:

Guidë turistike virtuale për komunën e Dibrës

Guidë turistike virtuale për komunën e Dibrës, e sponzorizuar nga vetë komuna.Në bashkëpunim me firmën “Maqedonia nga lart” – e cila pregaditë guidë Virtuale Turistike nëpër Maqedoni, komuna Dibër sponsorizoi pamje virtuale 360 shkallë edhe për komunën tonë. Qëllimi parësor i këtij projekti është të ofrojë një xhiro virtuale të komunës në web faqen dinamike www.macedoniafromabove.mk.

• qytetet

• fshatrat

• hotele

• restorante

• muzetë

• qendra memoriale dhe monumente

• Objektet fetare – kisha, manastire, xhami…

• dhe peizazhe dhe lokacione të tjera të bukura që do të interesonin çdo turisti.

Ky aplikacion vazhdimisht do të përditësohet me të dhëna të reja.

Skip to content