Lajme nga Komuna

Takim me përfaqësues të SOS, Fshati për fëmijë, Shkup


Kryetari i Komunës, Hekuran Duka dje kishte takim me përfaqësues nga SOS, Fshati për fëmij Shkup ku u diskutua rreth përgatitjeve për Kampanjën ,, ЈEPNI NJË DORË DHE NDRYSHONI NJË JETË, BËHUNI NJË KUJDESTAR!
Në këtë takim u fol për takimet e ardhëshme të përbashkëta, ku do të organizohet thirrje për qytetarët që të regjistrojnë familjet kujdestare në Komunën e Dibrës duke prezantuar përfitimet dhe mbështetjen financiare për prindërit kujdestarë që kanë nga shteti.

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë qytetarët dibranë se më datë 13.10.2022 (e Enjte) ora 19:00 në Qendrën për Kulturë në Dibër do të mbahet Festivali Folklorik tradicional ,,Oda Dibrane,,.

Marrin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi
Ju mirëpresim!

Programi i Bashkimit Europian Erasmus+

Nga Programi i Bashkimit Europian Erasmus+, shkolla e mesme komunale “28 Nëntori” me kordinator Arbër Ambari, ka fituar edhe një projekt ku si partnerë janë shtetet:
Turqi, Itali, Poloni, Romani dhe Greqi.

11 profesorë u pritën edhe në komunën Dibër nga Sekretari i Komunës z.Ylli Mirzo dhe administrata e Komunës për ti dhënë peshë dhe seriozitet këtij projekti të rëndësishëm në procesin edukativo arsimor.

Thirrje për dorëzimin e ofertave (THDO)

Thirrje për dorëzimin e ofertave (THDO)

REPUBLIKA E MAQEDONISË  SË VERIT

PROJEKTI I DYTË PËR PËRMIRËSIM TË SHËRBIMEVE KOMUNALE (MSIP2)

MSIP2-NCB -041-2022

1. Kjo Thirrje për Oferta ndjek  Njoftimin e përgjithshëm pë  prokurime, për këtë Projekt, të botuar në numrin e UN Development Business, nr. WB3498-08 / 16, datë 4 gusht 2016 (botim i shtypur) dhe botuar në mënyrë elektronike më 4 gusht 2016.

2. Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale dhe ka për qëllim që një pjesë të mjeteve të marra nga kjo kredi të shfrytëzojë për pagesë sipas kontratës për prokurim të mallrave – “Furnizimi i mjetit të specializuar për transportin e mbeturinave komunale”, MSIP2-NCB -041-2022.

3. Komuna e Dibrës fton ofertuesit përkatës dhe të kualifikuar që të dorëzojnë oferta të mbyllura për prokurimin dhe transportin e:

Furnizimi i mjetit të specializuar për transportin e mbeturinave komunale”

4. Ofertimi do të kryhet nëpërmjet procedurave të Tenderit Konkurrues Kombëtar (NCB) siç specifikohet në Udhëzimet e Bankës Botërore: Prokurimi i Huave të IBRD dhe Kredive të IDA (Janar 2011) dhe është i hapur  për të gjithë  Ofertuesit nga vendet e kualifikuara siç përcaktohet në dokumentacionin e tenderit.

5. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion shtesë dhe të kqyrë dokumentacionin e tenderit në adresën e deklaruar nga ora 8:00-16:00 jo më vonë se 03. 10.2022,

Adresa : Rruga Shtator 8-mi nr. 72,    kati 2, zyre nr.309, në objektin e komunës,..

Qyteti: Dibër

Numri postal: 1250

Telefon: 046831196, 070241369

Posta elektronike: dibra@dibra.gov.mk

6. Ofertuesit e interesuar mund të blejnë dokumentacionin e plotë të tenderit në gjuhën maqedonase pasi të dorëzojnë një aplikim me shkrim në adresën e dhënë më poshtë:

Komuna e Dibrës,

Lënda : “Furnizimi i mjetit të specializuar për transportin e mbeturinave komunale, “

Adresa: rr. “8 Shtatori” nr. 72, 1250 Dibër, përdhese – objekti i komunës së Dibrës, zyra – arkivi.

Numri  postar: 1250, Republika e Maqedonisë së Veriut

dhe pas pagesës së tarifës së pakthyeshme prej 3.000,00 MKD.

a.) Për pagesa në denarë – numri i llogarisë

Banka: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë

Numri i llogarisë: 100000000063095

Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 718014030463016 – Buxheti i komunës së Dibrës

shifra e të ardhurave: 724125 00

7. Dokumentacioni i tenderit mund të merret direkt nga Komuna e Dibrës duke dorëzuar një kërkesë me shkrim dhe duke bashkangjitur vërtetimin e pagesës për marjen e dokumentacionit të tenderit ose me postë elektronike.

Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme: Komuna e Dibrës,

Tema: “: Furnizimi i mjetit të specializuar për transportin e mbeturinave komunale,

Adresa: rr. “8 Shtatori” nr. 72, 1250 Dibër,

Arkivi i Komunës së Dibrës,

Kodi postar: 1250,

Republika e Maqedonisë së Veriut,

        jo më vonë se: 21.10. 2022 ora 13:00

Të gjitha ofertat duhet të shoqërohen me një garanci oferte jo më pak se: 120.000,00 MKD 

        Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen në prani të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët do të vendosin të marrin pjesë në adresën e mëposhtme:

Adresa: rr. “8 Shtatori” nr. 72, kati 1, administrate e madhe, Dibër,

Numri  postar: 1250,

Republika e Maqedonisë së Veriut,

                          në: 21.10. 2022 ora 13:15

Komuna Dibër / Kryatar Hekuran Duka

Nr. 10-32/92                                                                                       19.09.2022                                                                                                 

Informim për qytetarët!


Komuna Dibër e pa të arsyeshme që të informojë opinionin në lidhje me mbishkrimet në gjuhën shqipe në pllakatën e vendosur te stacioni automatik metereologjik i vendosur në teritorin e komunës Dibër nga drejtoria për punë hidrometerologjike. Nga organet e komunës dhe nga vetë qytetarët u konstatua se në
pllakatën me mbishkrim në gjuhën shqipe ka disa gabime gjuhësore
Në të njejtin moment kur është konstatuar kjo anomali, kryetari i komunës nëpërmjet e-mailit oficial të drejtorit të drejtorisë për punë hidrometereologjike, e ka përcjellë shqetësimin në lidhje me gabimet gjuhësore në pllakatin ku shkruhet në gjuhën shqipe dhe ka kërkuar që të meren masa urgjente për të përmirësuar gabimet. Pas disa ditësh kryetari intervistohet nga gazetarja e portalit “Koha” ku shumë kjarët ka spjeguar se çfarë reagimi dhe masa jan marë (nëse dikush e ka lexuar tekstin dhe jo vetëmse titullim bombastik). Prej datës 06.09.2022 kur kemi reaguar me e-mail në drejtorinë përkatëse e deri me datë 10.09.2022, nuk ka asnjë reagim (përgjigje) nga ana e tyre. Me datë 11.09.2022 drejtorit të drejtorisë, në nr tel oficial i dërgohet SMS ku nga ana jonë shprehim shqetsimin se përse nuk kemi një përgjigje në e-mailin e dërguar dhe nëse vazhdon kjo neglizhencë në si komunë do të ndërmarim të gjitha procedurat juridike kundra drejtorisë për lëshimet gjuhësore të cilat jan bërë në pllakatën në gjuhën shqipe. Drejtori reagon në SMS menjëherë me përgjigje ku thotë se është hera e parë që dëgjon për këtë problem dhe se vendosja e stacioneve është projekt i UNDP së në bashkëpunim me drejtorinë dhe se ende nuk është bërë pranim dorzimi i stacioneve. Por drejtori do të angazhohet dhe do të kontaktojë përfaqësues të UNDP-së për të zgjidhë problemin sa më shpejtë që është e mundur.
Situata vazhdon të përcillet me kujdes

Komuna Dibër i dorëzoi në përdorim NKP Standard mjetin special Canal Jet

Komuna Dibër i dorëzoi në përdorim NKP Standard mjetin special Canal Jet i cili shërben për pastrimin dhe mirbajtjen e sistemit të kanalizimit për ujra të zeza në komunën tonë. Me këtë mer fund realizmi i projektit të komunës Dibër i cili konaiston në përforcimin e shërbimeve komunale të NKP Standard. Në paket kemi siguruar:

  1. Kontenjerë për mbeturina 130 copë
  2. Kamijon specijal për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave deri në deponi
  3. Kamijon specijal Canal Jet për pastrimin e rrjerit të ujrave të zezë.

Të nderuar bashkëqytetarë!

Sipas vendimit të këshillit komunal të datës 25.06.2021, obligohen drejtorët e shkollave që gjatë rregjistrimit të nxënësve në klasën e parë, ti përmbahen vendimit i cili rregullon rajonizimin e shkollave në teritorin e komunës së Dibrës. Me këtë vendim realisht bëhet shpërndarja adekuate e nxënësve sipas afërsisë së objektit shkollor të cilin e kanë. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi i prindërve do të jetë pozitiv në realizimin e këtij vendimi.

Pastrimi i qytetit

Çdo ditë pastrimi i rrugëve nga mbeturinat që hudhen kudo. Pastërtia është si rrezultat i angazhimit të përbashkët me qytetarët.

Sonte dhe çdo natë në vijim, pastrimi i qytetit edhe në orët e vona me ndrime nate. Për Dibër të pastër sëbashku me qytetarët.

Sonte u zhvilluan ndeshjet gjysmefinale te turneut

🏆🥇🏅🏆

Sonte u zhvilluan ndeshjet gjysmefinale te turneut ne futboll te vogel “Dibra 2022” pas së cilave, ashtu edhe sic pritej, u percaktuan edhe dy ekipet finaliste.

Finalisti i pare ishte
“Retro Pizza” qe mundi ekipin e Kosovrastit me rezultat (4:1),

ndersa ne ndeshshjen e dyte triumfoi ekipi “Princ cafe” ndaj ekipit rekorder sipas numrit te turneve te fituara (11) te ketij turneu tadicjonal, “Taverna Cami” me rezultat 5-0.

Neser

⚽️ me fillim ne ora 19.00

do te zhvillohet ndeshja per vendin e III, ndersa

⚽️ ne oren 20.30

do te zhvillohet edhe ndeshja finale e ketij turneu, pas se ciles nga organizatori Afrim Krkuti dhe Kryetari Komunes Diber, Dr. Hekuran Duka si bartes dhe sponsor i ketij turneu, do te shperndahen edhe shperblimet perkatese per fituesit.

Mes dy ndeshjeve finale do te kete nje ndeshje aktraktive mes ardhmerise se futbollit Dibran femijët e KF “Korabi” U-10.

Falemderojme publikun sportdashes qe sigurish i dha nje bukuri te vecante ketij turneu dhe njekohesisht e ftojme ate qe bashke te permbyllim kete aktivitet.

Skip to content