Lajme nga Komuna

Rikonstruimi i objektit së njësisë territoriale të mbrojtjes nga zjarri

Projekti i komunës Dibër, i cili konsiston në përmirësimin e kushteve të punës së njësisë territoriale të mbrojtjes nga zjarri, është në fazën e realizimit.
Ky realizim u mundësua nga burimet financiare të marra në shpalljen e qendrës së rajonit planar jugperëndimor në programin për efikasitet energjetik.
Objektit të zjarfiksëve do t’i nenshtrohet një rikonstruksioni te plote në të gjitha pozicionet dhe ne do te mer konturet e nje objekti modern me te gjitha kushtet normale per veprimtarine e zjarfiksëve.

Rregjistrimi i nxënësve

Kryetari i komunës në takimin që pati me drejtorët e shkollave nëntëvjeçare komunale,bisedoi për zgjidhjen e problemeve eventuale gjatë procesit të rregjistrimit të nxënësve në këto dy shkolla. Theks i veçantë u vu mbi zbatimin e vendimit të këshillit komunal që ka të bëjë me rejonalizimin e shkollës “Penestia” dhe shkollës “Said Najdeni”. Kjo nënkupton se çdo prind duhet të rregjistrojë fëmijën e vet në atë shkollë të paraparë sipas rejonit të përcaktuar me rregullore dhe nuk do të lejohet rregjstrimi i fëmijëve jashtë kësaj rregullore. Nëse nuk respektohet kjo rregullore atëherë nga ana e isnpektoratit për arsim, do të pasojnë sanksione të parapara me ligj.

“Një vend për t’u rritur: Komunat kushtuar fëmijëve”.

Sot në bashkëpunim me ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi” mbajtëm takimin informariv në kuadër të projektit

“Një vend për t’u rritur: Komunat kushtuar fëmijëve”.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga komuna, shkollat, kopshtet, Qendra për Çështje Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës Dibër, dhe kryetari i Ambasadës së Fëmijëve MEGJASHI z. Dragi Zmijanac për të trajtuar nevojat dhe interesat e fëmijëve në komunitet.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe realizohet nga Ambasada e Parë për Fëmijë Megjashi në partneritet me KMOP Shkup dhe në bashkëpunim me komunat Gostivar, Veles, Dibër, Vinicë, Kisella Vodë si dhe BNJVL.

THIRRJE PUBLIKE (Për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive dhe organizatat qytetare nga sfera e kulturës për vitin 2023)

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 nga Ligji per vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M. nr. 5/02) dhe me Vendimin e Këshillit komunal Dibër për përcaktimin е procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Dibrës, PROGRAM Për aktivitete të Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2023,Nr.08-1503/13 të datës 22.12.2022,PROGRAM për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2023,Nr.08-1503/12 të datës 22.12.2022,Kryetari i Komunes ѕë Dibrës, shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive dhe organizatat qytetare nga sfera e kulturës

Qëllimi i këtij konkursi eshte qe ta perforcoje dhe perparoje bashkepunimin е Komunes me klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kultures permes vendosjes ѕе relacioneve partnerike dhe nxitjes ѕе zgjidhjes ѕе problemeve lokale nepermjet kycjes te qytetareve dhe organizatave qytetare. Те drejte per pjesmarrje ne kete konkurs kane klubet sportive, shoqatat e qytetareve e regjistruara ne territorin e Komunes ѕе Dibrës sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacioпet e qytetareve.

Shoqatat te cilat kane marre mjete financiare vitin e kaluar duhet te parashtrojne raport financiar mbi mjetet dhe aktvititet e kryera per vitin e kaluar, sebashku me formularet e aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzojnë SHOQATAT / KLUBET Shoqatat dhe klubet që marrin pjesë në shpalljen duhet të dorëzojnë:

1. Fleteparaqitje (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber);

2. Shtojca 1 –Korniza kohore (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber).;

3. Aneks-2 Buxheti(meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber).

4.Kopje të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridik për regjistrimin e shoqatës / klubit jo më të vjetër se gjashtë muaj; 5. Kopje të statutit;

Vërejtje: Nëse propozim-projekti juaj do të përzgjidhet dhe do të fitojë mbështetje financiare nga Buxheti Komunës së Dibres, keni detyrim që në të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike) në suaza të projektit të mbështetur financiarisht, të përdorni logon e komunës së Dibres, projektet që do të fitojnë mbështetje financiare nga ana e Komunës së Dibres duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë imazhin e institucionit, të mos përdorin gjuhën të urrejtjes, ofendime që mund të nxisin dhunë, jo tolerancë ndëretnike ose veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike të RMV-së. Për të gjitha pikat e lartpërmendura përgjegjësi do të kenë shoqatat/klubet që do të marrin mbështetje financiare për propozim-projektet e tyre nga ana e komunës së Dibres. Dokumentacionet e pakompletuar ose aplikacionet të cilat do të dorëzohen pas afatit të paraparë në shpalljen publike nuk do të shqyrtohen! Aplikacionet e dorëzuara në arkivin e komunës së Dibres nuk do ti kthehen aplikuesit.

Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesave

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 30.05.2023 Dokumentacioni duhet të vendoset në një zarf të mbyllur dhe në të të shënohet: “SHPALLJE (për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive)” në adresën: Komuna e Dibres, 8 Shtatori nr 72 1250 Diber, në arkivin e komunës së Dibres nga ora 08:00 deri më 16:00,

Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Dibres. www.dibra.gov.mk Pyetjet për sqarime plotësuese mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirjes publike në dibra@dibra.gov.mk ose ne nr.tel 046/ 831-196.

Dokumente:

NJOFTIM PUBLIK PËR PËRDORIM TË SHËRBIMEVE ME KONTRATË NGA INSTITUCIONET ARSIMORE PËR ARSIM TË MESËM SHTESË PËR TË RRITUR

Komuna e Dibrës publikon njoftim publik për shfrytëzimin e shërbimeve me kontratë nga institucionet arsimore për përfundimin e arsimit të mesëm për të rritur Romë nga Komuna e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza e II-të për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e romëve në nivel lokal”.

Garat rajonale ne lëndën e gjuhës frënge

Me datë 24.03.2023, në ambientet e shkollës tonë “Penestia”u organizuan garat rajonale në lëndën e gjuhës dhe letërsisë frënge.Pjesëmarës ishin nxënësit e shkollës sonë dhe nxënës nga qyteti i Ohrit.Garat ishin të organizuara nën kujdesin e Shoqatës të profesorëve te lëndës dhe letërsisë Frënge ne R.M.V dhe BEL-IDEAL

Fitues të garave ishin nxënësit e shkollës sonë

Vendi i parë: Edin Dede
Vendi i dytë: Adisa Selmanoska
Vendi i tretë: Suada Miftaroska







											

Ndroi jetë Muhamed Kaba ish kryetar i komunës Dibër në dy mandate (1974-1982)

Muhamed Kaba u lind më 3.2.1941, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje.

Shkollën e mesme-Teknikumin Ekonomik e kreu në Shkup, ku gjithashtu vazhdo studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, pranë UKM. U diplomua me notën mesatare 9.26, duke u renditur i dyti në gjeneratë dhe mori diplomë speciale. Gjithashtu ka qenë edhe magjistri i parë i shkencave ekonomike në qytetin e Dibrës.

Pas diplomimit u kthye në vendlindje, në fabrikën për prodhim të qilimave, ku realizoi disa programe në investime për zgjerim të kapaciteteve prodhuese me teknologji gjermane, franceze, italiane, polake dhe angleze. Gjatë kësaj kohe fabrika rriti numrin e të punësuarve deri në 1.000 veta. Si ekspert i ekonomisë, përgatiti dhe realizoi disa programe investimesh edhe në disa ndërmarrje në Dibër, si: në industri, bujqësi, ndërtimtari dhe transport. Në prill të vitit 1974, në zgjedhjet e rregullta, në moshën 33 –vjeçare, u zgjodh kryetar i komunës së Dibrës. Mandati i parë i tij mbaroi në prill 1978. Si rezultat i sukseseve maksimale, u rizgjodh kryetar i komunës së Dibrës, edhe për një mandat të dytë 1978-1982. Mandatin e dytë, gjithashtu e mbaroi me rezultate dhe vepra konkrete, si në ekonomi, arsim, kulturë, sport, shëndetësi,urbanistikë etj. Periudha1974-1982, kur komunën e Dibrës e drejtoi z.Muhamed Kaba, është periudhë e artë e zhvillimit të kësaj komune.

Gjatë periudhës 2001-2005, punoi si ligjërues pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tetovës, për lëndët Matematika, Kontabiliteti dhe Statistika.

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË NJË VEPRIM MBËSHTETËS – PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË MESËM PËR PERSONAT E RRITUR ROMË

Komuna e Dibrës publikon thirrje publike për pjesëmarrje në një veprim për zhvillimin e arsimit të mesëm për personat e rritur Romë nga Komuna e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza e II-të për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e romëve në nivel lokal”.

Skip to content