Author: diberkomuna

Informatë për fermerët

Të nderuar fermerë.
Ju lajmërojme se duke filluar nga dita e sotme 05.Maj 2022 mund të parashtroni kërkesat tuaja për përkrahje finansiare në bujqësi për vitin 2022.
Kërkesat tuaja mund ti bëni online në faqen zyrtare të Agjencisë për përkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural www.ipardpa.gov.mk , kurse ata që nuk kanë mundësi teknike mundet që të drejtohen në zyrat e Ministrisë të bujqësisë ,pylltarisë dhe ekonomisë të ujrave Njësija rajonale në Dibër ku do t’ju jepet ndihma teknike e nevojshme.
Jeni të mirëseardhur dhe ju falenderojmë për bashkëpunimin.
Afati për paraqitjen e kërkesave deri më 31.Maj 2022.

Sot kishim një vizitë të rëndësishme nga delegacioni i ambasadës Çeke në RMV

Sot kishim një vizitë të rëndësishme nga delegacioni i ambasadës Çeke në RMV i udhëhequr nga vetë ambasadori z. Jaroslav Ludva. Ambasadori u njohtua me karakteristikat e komunës së Dibrës , resurset që ajo i disponon, mënyra e menaxhimit dhe vështirësitë që hasen sidomos gjatë krizës aktuale energjetike dhe ekonomike. Nga ambasadori u shpreh gadishmëri që të mbështet finaciarisht ndonjë projek i vogël i komunës dhe u ra dakord për një takim pune mbas 2 javësh.

Aksioni ekologjik i organizuar nga komuna Dibër doli me shumë sukses

Aksioni ekologjik i organizuar nga komuna Dibër doli me shumë sukses pasi në të u kyçën të gjith individët dhe subjektet e ndryshëm të cilët mbi të gjitha e duan pastërtinë e Dibrës jo vetëm me fjalë por edhe në vepër. Me këtë aktivitet u dha një mesazh se ndaj ndotjes së ambientit të cilin e shkaktojnë në vazhdimësi disa persona të pa ndërgjegjshëm, ne që e duam natyrën dhe ambientin e Dibrës, nuk do të rijmë duarkryq por do të veprojmë. Një faleminderim të madh të gjith pjesmarësve të cilët në këto ditë agjërimi bënë një vepër të cilën e pëlqen jo vetëmse njeriu por edhe Perëndia. Aksione të tilla do të organizojmë edhe muajt në vazhdim duke mos marë parasysh se kush do ta iniciojë, me rëndësi ka që Dibra të pastrohet nga mbeturinat. Ky është gjest patriotik dhe obligim i çdo qytetari.

Aksion pastrimi

Drejtuar gjithë qytetarëve, afaristëve, institucioneve, ojq-ve, klubeve sportive dhe mediumeve.

Të dashur dibranë, ftoheni të gjithë pa përjashtim të na bashkangjitneni në aksionin e madh ekologjik që do mbahet ditën e diel datë 24 prill ne gjithë qytetin e Dibrës.

Me fillim në ora 11:00 në ambientet e jashtme të Komunës Dibër, ku do bëhet tubimi dhe ndarja e grupeve për në zona të ndryshme të qytetit.

Bashkohuni masovikisht në këtë aksion në të mirën e përgjithshme, të pastrojmë ambientin në të cilin jetojmë ne, mbi të gjitha, të jemi nxitës dhe senzibilizues, shembull që çdo qytetar të mos e ndosë më ambientin ku kalojmë përditshmërinë.

Komuna Dibër për vitin 2022 të përfitojë nga ky buxhet 2 projekte të rëndësishme në programin për efikasitet energjetik

Sot në mbledhjen e IV ( online) të këshillit regjional planor jugperendimor, u vendos që komuna Dibër për vitin 2022 të përfitojë nga ky buxhet 2 projekte të rëndësishme në programin për efikasitet energjetik – shkolla “Said Najdeni” fiton shumë prej 6.439.087 denarë me kofinancim prej 5.13% dhe në programin për furnizim me mjete mekanike për ndërmarjen komunale standart me shumë prej 418.900 denarë pa konfinancim.

Aksion për pastrim

Siç ju kemi informuar edhe më parë, komuna e Dibrës do të organizojë aksion të përgjithshëm ekologjik për pastrimin e qytetit ku do të kyçen të gjithë të interesuarit si institucionet, shoqatat, firmat, etj etj. Në takimin që u mbajt në komunë, sejcili mori obligimet e veta. Për shkak se gjatë vikendeve koha ka qenë e paqëndrueshme, nuk ka pasur mundësi që të dilet në teren dhe do të presim për një kohë më të mirë. Por sot firma “ MIRZO TRANS” me pronar Ismet Mirzo, vullnetarisht e ka kryer obligimin e vet duke pastruar deponi të egra në Elevcë dhe në një pjesë të qytetit të Dibrës. Duke i faleminderuar për punën e bërë, ftojmë të gjith firmat tjera , e sidomos atyre të fshatrave, që ti bashkangjiten këtij aksioni duke kontribuar në mirbajtjen e pastërtisë në qytet. Ata të cilët nuk duan që të kontribojnë, të paktën të jenë të kujdesshëm dhe mos hudhin mbeturina nga dyqanet e tyre në vende të ndaluara. Dibra do të jetë e pastër, aq sa ne vetëdijesohemi dhe kjo nuk ka zgjidhje tjetër.

Komuna Dibër shembull për transparencë

Është nder dhe kënaqësi jo vetëm për Komunën e Dibrës por për gjithë qytetarët Dibranë kur zonja Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e mbi 30 Komunave prezent me përfaqësuesit e tyre, zgjedh dhe veçon Komunën e Dibrës si shembulli më i mirë se si me thjeshtësi arrijmë të përçojmë transparencën tek qytetarët tanë.

Përveç se krenarë, ne si bartës të proceseve dhe punës në Komunën e Dibrës, kjo deklaratë e zonjës Ambasadore na nxit edhe më shumë në punën tonë mbi bazën e transparencës.

Vetëm kjo rrugë dhe ato vlera na mundësojnë që ne sot te jemi partnerë në projektet e USAID-it dhe përfitues të shumë investimeve kapitale në dobi të qytetit tonë.

Skip to content