Author: diberkomuna

Lajmërim

Të nderuar qytetarë, Komuna Dibër ka nisur procedurë për ndryshim-plotësimin e statutit të Komunës Dibër, ku komisioni statutar, sipas ligjit për vetëqeverisje lokale obligohet të organizojë diskutim publik me qytetarët e Komunës Dibër. Duke patur parasysh rëndësine e statutit në Komuna, ftoheni të merrni pjesë në diskutimin publik ku si qytetarë mund të jepni sugjerime apo pyetje. Bashkangjitur gjeni projekt – statutin të cilin mund ta shqyrtoni paraprakisht dhe të përgatitni pyetjet apo komentet tuaja në lidhje me këtë statut.

Festivali për fëmijë “Bilbilat e Korabit” edicionini 13 -të

Festivali për fëmijë “Bilbilat e Korabit” edicionini 13 -të, është një ngjarje e rëndësishme kulturore në Dibër ku fëmijët nga të gjitha viset shqiptare çfaqin talentin dhe realizojnë ëndrat e tyre. Autor i festivalit është Zince Mimidinovski i cili pa u lodhur, çdo vit e ven në skenë festivalin. Sivjet të gjithë ishin fitimtarë dhe të gjithë morën mirënjohje speciale për pjesmarje. Komuna Dibër është një ndër sponzorët e këtij evenimenti kulturor. Urime!

Rikonstrim i lagjes Venec 1

Sot filloi faza e realizimit të megaprojektit infrastrukturor i komunës Dibër i cili parashikon rikonstruimin total të 4 rrugëve në lagjen Venec 1, ( edhe heqja e asfaltit të vjetër si dhe tamponit), rikonstruimi i trotuareve si dhe ndërtimi i kanalizimit atmoaferik të ri. Projektit kap vlerën rreth 37.000.000 denarë ( projekti infrastrukturor më i kushtueshëm deri më tani në komunën Dibër) gjatësia e rrugës 1250 m. Mbështetja financiare u fitua në konkursin e ministrisë së transportit dhe lidhjeve, mjete të siguruara nga banka botërore. Faleminderit të gjithë qeveritarëve të cilët u angazhuan dhe na dolën krah në realizimin e këtij projekti.

Takim me qytetarët e lagjes Venec 1

Ashtu siç u lajmërua nga komuna Dibër, sot u zhvillua takim me qytetarët e lagjes Venec 1 ku do të realizohet projekti i komunës Dibër për rikonstruimin e një pjesë e rrjetit rrugor si dhe kanalizim atmosferik. Projekti do të financohet nga banka botërore nëpërmjet Ministrisë për transport dhe lidhje, ku komuna konkuroi në konkursin përkatës.
Qytetarët u njoftuan për këtë projekt të rëndësishëm dhe u ftuan në bashkëpunim gjat gjith fazave të realizimit të projektit ku ata do të jenë pjesë aktive me ankesa, sugjerime dhe lëvdata.

INFORMATË

Të nderuar,  
Ftohen të gjithë qytetarët, në veçanti banorët e lagjes Venec 1 (rrugët: “Proletesrska”; “Boris Kidriç”; “4 Korriku”; “Leninova” dhe “Nikolla Tesla”) që të marrin pjesë në prezantimin publik mbi fillimin e realizimit të projektit për rikonstruimin të rrjetit rrugor në Lagjen Venec 1,  prezantimi do mbahet në ambientet e Komunës së Dibrës më date 19.05.2023 ora 12:00 në sallën e madhe të Këshillit Komunal. Qytetarët do mund të informohen më hollësisht mbi projektin e rikonstruimit të rrjetit rrugor të lartpërmendur, ku do kenë hapësirë për pyetje apo vërrejtje. Projekti parashikon rikonstruimin e tërësishëm të rrugëve “Proletesrska”; “Boris Kidriç”; “4 Korriku”; “Leninova” dhe “Nikolla Tesla” ku vetëm se kanë filluar punimet përgatitore për nisjen e realizimit të projektit.   Me respekt, Komuna Dibër.

Rikonstruimi i objektit së njësisë territoriale të mbrojtjes nga zjarri

Projekti i komunës Dibër, i cili konsiston në përmirësimin e kushteve të punës së njësisë territoriale të mbrojtjes nga zjarri, është në fazën e realizimit.
Ky realizim u mundësua nga burimet financiare të marra në shpalljen e qendrës së rajonit planar jugperëndimor në programin për efikasitet energjetik.
Objektit të zjarfiksëve do t’i nenshtrohet një rikonstruksioni te plote në të gjitha pozicionet dhe ne do te mer konturet e nje objekti modern me te gjitha kushtet normale per veprimtarine e zjarfiksëve.

Rregjistrimi i nxënësve

Kryetari i komunës në takimin që pati me drejtorët e shkollave nëntëvjeçare komunale,bisedoi për zgjidhjen e problemeve eventuale gjatë procesit të rregjistrimit të nxënësve në këto dy shkolla. Theks i veçantë u vu mbi zbatimin e vendimit të këshillit komunal që ka të bëjë me rejonalizimin e shkollës “Penestia” dhe shkollës “Said Najdeni”. Kjo nënkupton se çdo prind duhet të rregjistrojë fëmijën e vet në atë shkollë të paraparë sipas rejonit të përcaktuar me rregullore dhe nuk do të lejohet rregjstrimi i fëmijëve jashtë kësaj rregullore. Nëse nuk respektohet kjo rregullore atëherë nga ana e isnpektoratit për arsim, do të pasojnë sanksione të parapara me ligj.

“Një vend për t’u rritur: Komunat kushtuar fëmijëve”.

Sot në bashkëpunim me ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi” mbajtëm takimin informariv në kuadër të projektit

“Një vend për t’u rritur: Komunat kushtuar fëmijëve”.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga komuna, shkollat, kopshtet, Qendra për Çështje Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës Dibër, dhe kryetari i Ambasadës së Fëmijëve MEGJASHI z. Dragi Zmijanac për të trajtuar nevojat dhe interesat e fëmijëve në komunitet.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe realizohet nga Ambasada e Parë për Fëmijë Megjashi në partneritet me KMOP Shkup dhe në bashkëpunim me komunat Gostivar, Veles, Dibër, Vinicë, Kisella Vodë si dhe BNJVL.

Skip to content