Author: diberkomuna

FTESË – Programi Romacted – faza e II

Komuna Dibër në korniza të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza e II-të për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e romëve në nivel lokal në bashkëpunim me Komisionin për barazi gjinore në Komunë si dhe Institucionet: Qendra për Punë Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Gjykata Themelore me puntorinë “Të bashkuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, i bashkangjiten kampanjës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”.

Puntoria do të mbahet në ambientet e Komunës Dibër ,Salla e Këshilit me datë 06.12.2023 me fillim në ora 12:00. Ju mirëpresim!

LAJMËRIM – Seanca 32

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     
Më datë 24.11.2023   merret ky:         


A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 32  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR    

Seanca do të mbahet me datër 30.11.2023 (E EJNTE ) në  ora 11:00  në sallën e Këshillit  të  Komunës Dibër.    
Për seancën e propozohet ky:                                     


R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:31.
2.Aktvendim  për  shkarkim  dhe  emërim  të përfaqësuesve  të  Komunës  Dibër  në   këshillin shkollor  të  SH.F.K. “Riste Risteski ”-f.Kosovrast –Dibër.
3.Propozim    vendim    për ndryshimin e Rregullores për sistemimin e vendeve të punës në institucionin publik komunal për fëmijë – Kopshti “Breshia” – Dibër.
4.Propozim Vendim për formimin e komisionit të përbashkët ndërkomunal ndërmjet Komunës Dibër, Komunës Mavrovë Rostushë,dhe Komunës Qendër Zhupë.
5.Propozim aktvendim për emërimin e anëtarëve të komisionit të përbashkët ndërkomunal ndërmjet Komunës Dibër ,Komunës Mavrovë Rostushë,dhe Komunës Qendër Zhupë.

Perforcimi i keshillave komunale – faza e ll-te

Sot filloi zbatimi i projektit “Perforcimi i keshillave komunale – faza e ll-te” në
bashkëpunim dhe në perkrahje nga Ministrisa e veteqeverisjes lokale, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara. Nën drejtimin e koordinatorit filluan të funksionojmë forumet nga qytetarët dhe asociacionet e ndryshme në komunën e Dibrës. Do të ketë gjithsejt 3 forume ku do të propozohen projekte nga 3 tematika: infrastruktura, arsimi, kultura sporti dhe hapsira publike. Në fund do të meret vendim për një projekt prioritar i cili do të finansohet nga agjensioni për zhvillim i Zvicrës me 10% konfinansim të komunes

FTESE

Të nderuar,Komuna Dibër në korniza të projektit: “Përforcimi i këshillave komunalë – faza e II-të” në bashkëpunim dhe në përkrahje nga Ministrisa e vetëqeverisjes lokale, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, fillon me realizimin e forumeve për projekte në Komunën Dibër në vitin 2023.Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që të ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e parë të forumit i cili do të mbahet më 21 Nëntor 2023 (e Martë) me fillim në ora 13:00 në hapësirat e Restorant “Penestia”në Dibër, pranë I.N. Qendrës për Kulturë- Dibër.Forumi i projekteve realizohet në kuadër të projektit “Përforcimi i Këshilleve komunal – faza e dytë” i cili financohet nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), ndërsa implementohet nga UNDP-ja dhe Komuna Dibër.Qëllimi i Forumit të projekteve është të mbështesë pjesëmarrjen e qytetarëve në zhvillimin e komunitetit dhe në procesin e vendimarrjes në nivel lokal.Në sesioni e parë të forumit do të keni mundësi që të njoftoheni me aktivitetet dhe qëllimet e procesit të forumit dhe t’ju jepni prioritet problemeve dhe zgjidhjeve në kuadër të temës së forumit. Gjatë sesioneve të tjera të forumit nga zgjidhjet e ofruara do të zhvillohen projekte prej të cilëve pjesëmarrësit do të përzgjedhin ato më prioritarët që do të aplikojnë për tu realizuar me fonde nga ky projekt që kap një shumë të përgjithshme prej 40.000 deri në 60.000 dollarëve amerikanë (+ shuma e konfinancimit nga Komuna Dibër).Prezenca e Juaj, pjesëmarrja aktive dhe kontributi i Juaj do të jenë veçanërisht të rëndësishëm për implementim të suksesshëm të Forumit të projekteve në Komunën tuaj. Në bashkangjitje:- Ftesa;- Rendi i ditës

FTESË

Të nderuar,

Komuna Dibër në korniza të projektit: “Përforcimi i këshillave komunalë – faza e II-të” në bashkëpunim dhe në përkrahje nga Ministrisa e vetëqeverisjes lokale, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, fillon me realizimin e forumeve për projekte në Komunën Dibër në vitin 2023.

Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që të ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e parë të forumit i cili do të mbahet më 21 Nëntor 2023 (e Martë) me fillim në ora 13:00 në hapësirat e Restorant “Penestia”në Dibër, pranë I.N. Qendrës për Kulturë- Dibër.

Lajmërim – Seanca e 31

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     
Më datë 25.10.2023   merret ky:         

A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 31  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR    

Seanca do të mbahet me datë 30.10.2023 (E HËNË )   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.    
Për seancën propozohet ky:                                     

R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:30.
2.Propozim përfundim për miratim e raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2023-Kuartali I Tretë.
3.Propozim    vendim   për   ndryshim   plotësim të   Buxhetit  të   Komunës  Dibër   për   vitin 2023. 4.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Penestia,,Dibër për  vitin shkollor  2023-2024
5.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Said Najdeni  ,,Dibër për  vitin shkollor  2023-2024
6.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Riste Ristevski,,Dibër për  vitin shkollor  2023-2024
7.Propozim për dhënje pelqim për rritjen e çmimeve të shërbimeve në IPKKF,, Breshia,, Dibër.
8.Propozim vendim për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për marrjen e liçencës për ushtrimin e veprimtarisë hotelerike.
9.Propozim Program për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugicave në komunën e Dibrës për vitin 2023/2024 në kushte dimërore.
10.Propozim  vendim  për  inicimin   procedures për emërtimin e rrugës ekzistuese “Krahu i rrugës 8 Shtatori” në Komunën e Dibrës

Filloi së realizuari projekti në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës.

Filloi së realizuari projekti në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës.
Këshilli Europian dhe programi ROMAKTED faza 2, programi i përbashkët i Unionit Europian dhe Këshillit Europian.
Projekti: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe forcimi i romëve në nivel lokal.
Aktiviteti: Vendosja e rrjetës mbrojtëse në lagjen Namazjar, rruga Tanas Topallovski, riparimi i rrugës së dëmtuar, sigurimi i rrjetit të ujësjellsit dhe rindërtimi i murit mbajtës.
Investitor: Bashkimi Europian dhe Këshilli Europës. Kofinancues: Komuna Dibër.

Skip to content