Author: diberkomuna
Këshilli për preventivë i komunës së Dibrës
Këshilli për preventivë i komunës së Dibrës, u takua për herë të dytë brenda këtij muaji për të koordinuar disa aktivitete të përbashkëta të cilat do të ndikojnë shumë pozitivisht e sidomos në rregullimin e komunikacionit në qytet, problemi me lypësit që vijnë në qytetin tonë, problemi me parkimin dhe satcionimin e furgonëve që operojnë në komunë dhe ata të cilët vijnë nga jasht, problemi i parkimit të makinave nëpër trotuare dhe disa probleme të tjera të cilët me një angazhim të përbashkët do të zgjidhen në një afat rekord.
Këshilli për preventivë rregullisht do të takohet njëher në muaj kurse në raste të tjera edhe sipas nevojës.





Punë komunale për mirmbajtjen e paisjeve dhe objekteve në qytetin e Dibrës.
Punë komunale për mirmbajtjen e paisjeve dhe objekteve në qytetin e Dibrës.










Njoftim
Në bazë të mostrave të fundit të marra në Liqenin e Dibrës nga Qendra e Shëndetit Publik (QSHP) – Ohër, nga analizat mikrobiologjike mendimi nga eksperti thotë:
Sipas parametrave të testuar të ujit të liqenit dhe sipas Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë Nr. 129/2016, klasifikimi është vlerësuar me SHKËLQYER dhe sipas Dekretit të Klasifikimit të Ujërave 18/99, ekzaminimi i parametrave të analizës kimike i përgjigjet klasës së parë. Rezultatet i referohen vetëm mostrave të ujit të ekzaminuara nga liqeni.
Ky ujë mund të përdoret për larje dhe rekreacion si dhe për sporte ujore.
QSHP – Ohër
LAJMËRIM – Seanca e 40
| Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 14.06.2024 merret ky: A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 40 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Seanca do të mbahet me datë 20.06.2024 (E EJNTE ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e 40 të propozohet ky: R e n d d i t e 1.Miratim i procesverbali nr:39. 2.Propozim vendim për ndryshim plotësim të Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2024. |
Mesazhi i fëmijëve është: unë e dua Dibrën. Unë kujdesem
Mesazhi i fëmijëve është: unë e dua Dibrën. Unë kujdesem
Një mesazh i fortë për të gjithë ne të cilët direkt jemi përgjegjës për mbajtjen e pastërtisë së qytetit.
Sot u shtruan me asfalt disa rrugë në lagjen Venec1, faza e dytë e projektit të komunës së Dibrës
Sot u shtruan me asfalt disa rrugë në lagjen Venec1, faza e dytë e projektit të komunës së Dibrës i cili fitoi finansimin në thirjen e Bankës botërore lëvruar nëpërmjet Ministrisë për transport dhe lidhje. Me këtë projekt u realizua edhe kanalizimi atmosferik, rregullimi trotuareve dhe ndriçimi publik, në të cilat prej disa nga këto pozicione kofinancoi edhe Komuna e Dibrës.
Sëshpejti do të jetë gati projekti teknik i cili parashikon asfaltimin e rrugëve të mbetura në lagjen Venec 1 dhe Venec2.
Brenda vitit do të ndërmeren aktivitete edhe në disa rrugë të qytetit që Dibra të mer një pamje bashkëkohore.
Mbledhja e parë e Këshillit lokal për preventivë ( parandalim)
Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit lokal për preventivë ( parandalim), një trup shumë i rëndësishëm i cili me funksionimin e tij do të mundësojë parandalimin e shumë fenomeneve që sjellin probleme në komunën tonë. Prezent ishin përfaqësues të institucioneve që veprojnë në komunë: përfaqësues nga këshilli komunal, kryetari këshillit Fuat Spahiu, përfaqësues nga stacioni policor i Dibrës komandanti Dritan Bakalli, përfaqësues i njësitit për kundrazjar Xhatan Miftarovski, përfaqësues nga NKP Standard drejtori Burim Kaba si dhe përfaqësues nga administrata komunale të njësive të ndryshme administrative.
U formuan dy grupe temetike edhe atë të Ambientit dhe ekologjisë si dhe grupi i cili do të meret problematikën komunikacionit në qytetin tonë.
Vendimet të cilat u morën në këtë takim do të realizohen brenda një afati të shkurtër për të përmirësuar kualitetin e jetësës së qytetarëve si dhe për të qenë të gatshëm të përballojmë fluksin e madh të mërgimtarëve tanë të cilët muajt në vijim dë të kalojnë pushimet në vendlindjen e tyre-Dibër.
Këshilli për preventivë do të realizojë edhe dy takime të tjera të rregullts brenda këtij muaji për të koordinuar edhe aktivitete të tjera të cilat do të dalin në vazhdimësi.



