Njoftim
Komuna e Dibrës, bashkë me Ndërmarrjen Publike Komunale “Standard”, njofton qytetarët se rruga në drejtim të fshatit Elefc është pastruar plotësisht dhe është rikthyer në qarkullim normal.
Ka përfunduar:
rregullimi i gypit të ujit që furnizon rezervuarin e zonës
pastrimin e të gjithë dheut dhe materialit të rrëshqitur
rikthimin e sigurt të qarkullimit në këtë segment rrugor
Rruga tani është e aksesueshme dhe mund të përdoret normalisht. Lusim qytetarët të respektojnë sinjalistikën dhe kujdesin e zakonshëm gjatë qarkullimit.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!



