Month: <span>February 2026</span>

Njoftim

Komuna e Dibrës, bashkë me Ndërmarrjen Publike Komunale “Standard”, njofton qytetarët se rruga në drejtim të fshatit Elefc është pastruar plotësisht dhe është rikthyer në qarkullim normal.

Ka përfunduar:

rregullimi i gypit të ujit që furnizon rezervuarin e zonës

pastrimin e të gjithë dheut dhe materialit të rrëshqitur

rikthimin e sigurt të qarkullimit në këtë segment rrugor

🚜 Rruga tani është e aksesueshme dhe mund të përdoret normalisht. Lusim qytetarët të respektojnë sinjalistikën dhe kujdesin e zakonshëm gjatë qarkullimit.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Dibra – thesar natyror dhe kulturor që pret të zbulohet!

Komuna e Dibrës këtë vit po merr pjesë për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit EMITT në Stamboll, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt promovimit ndërkombëtar të potencialeve turistike të qytetit tonë. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të panairit prezantohen bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, traditat dhe mikpritja karakteristike e Dibrës, duke e paraqitur qytetin si një destinacion me potencial të madh për zhvillimin e turizmit.

Në këtë panair, së bashku me një delegacion nga Maqedonia e Veriut, po marrin pjesë z. Fisnik Mela, kryetar i Komunës së Dibrës, z. Zoran Lutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit, si dhe z. Mendi Qyra, kryetar i Komunës së Strugës. Gjatë qëndrimit në panair, bashkëbiseduan rreth rëndësisë së promovimit të qyteteve tona në skenën ndërkombëtare të turizmit dhe mundësive që hap kjo pjesëmarrje për zhvillimin e mëtejshëm.

Gjatë panairit u zhvilluan takime edhe me shumë agjenci të ndryshme turistike, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe sjelljen e sa më shumë turistëve në qytetin tonë.

Kryetari z. Mela theksoi se prezantimi i Dibrës në një panair të përmasave të tilla përbën një moment të rëndësishëm për të ardhmen e turizmit në qytet dhe për forcimin e vizibilitetit të tij si destinacion turistik.

Përmes këtij prezantimi, Dibra synon të pozicionohet si një destinacion tërheqës për turizmin natyror dhe kulturor, duke forcuar rolin e turizmit si një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik lokal.

Mënjanimi i automjeteve në gjendje jo të rregullt

Inspektori komunal i Komunës Dibër me datë 05.02.2026 pas kryerjes të mbikqyrjes në teren duke vepruar në bazë të Rendit Komunal ( kumtesa zyrtare 07-1040/6) gjegjësisht nenet 106,107,108,109,110 për mënjanimin e automjeteve në gjendje jo të rregullt konstatoi 8 automjete në gjendje jo të rregulltë të parkuara në hapsirat publike që pengojn në qarkullimin e lire të këmbësorëve dhe automjeteve.

Në gjitha automjeteve të dëmtuara janë vendosur VËREJTJE për largimin vullnetar nga ana e pronarëve në AFAT 15 DITOR, në të kundërteën pas afatit të caktuar do të meren masa ligjore ndaj pronarëve dhe largimi i detyruar.

Ky aksion i Komunës Dibër do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim, bëjm thirje pronarëve të automjeteve të havarisura po të njejtat ti mënjanojn nga hapsirat publike.

Vizitë zyrtare dhe takim pune në selinë qendrore të Knauf, Iphofen – Gjermani

Me ftesë zyrtare të kompanisë Knauf, gjatë këtyre ditëve u realizua një takim i rëndësishëm pune në selinë qendrore të kësaj kompanie, lider botëror në prodhimin e gipsit dhe produkteve të ngjashme. Vizita u zhvillua në qytetin Iphofen, Gjermani, ku ndodhet qendra drejtuese e mbi 320 fabrikave të Knauf në mbarë botën.

Kjo vizitë shënon herën e parë që një kryetar i Komunës së Dibrës viziton selinë qendrore të Knauf në Gjermani, një tregues i qartë i rëndësisë strategjike të bashkëpunimit midis dy palëve.

Në këtë takim morën pjesë:

• Tobias Stricket – Drejtor për Investime Strategjike në nivel global

• Thomas Krämer – Menaxher Teknik në nivel global

• Blendar Sela – Menaxher i fabrikës Knauf në Dibër

Gjatë diskutimeve u trajtua funksionimi i fabrikës ekzistuese në Dibër, investimet e realizuara deri më tani, si dhe planifikimi për ndërtimin e një fabrike të re me kapacitete dukshëm më të mëdha, me një vlerë investimi prej rreth 44 milionë euro.

Po ashtu, vizituam fabrikën e Knauf në 🇩🇪 Iphofen, e cila ndodhet në të njëjtin kompleks, ku u njohëm nga afër me proceset e prodhimit dhe standardet më të avancuara teknologjike, me theks të veçantë te siguria e lartë dhe zbatimi i të njëjtit standard global në të gjitha fabrikat e Knauf, pa përdorur praktika të pasigurta apo jo-standard. Kjo garanton që çdo investim i ardhshëm në Dibër do të jetë në përputhje të plotë me praktikat më të sigurta dhe moderne të industrisë.

Në kuadër të kësaj vizite, u zhvilluan edhe biseda fillestare për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Dibrës dhe kompanisë Knauf në disa fusha me interes të përbashkët, me synim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët tanë.

➡️ Dibra vazhdon të jetë pjesë e projekteve serioze, me vizion afatgjatë dhe investime konkrete për të ardhmen.

Vizitë zyrtare Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja

Komuna e Dibrës pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja. Gjatë kësaj vizite, Ambasadori u prit nga Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela.

Në takimin e zhvilluar, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët për qytetarët.

Me këtë rast, Ambasadori Qehaja e uroi Kryetarin e Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e komunës dhe në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Dibrës.

Kryetari Mela falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe për urimet, duke vlerësuar mbështetjen dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Skip to content