Month: <span>December 2025</span>

Inspektim në terren të punimeve dhe gjendjes së rrugës në fshatin Kosovrast i Poshtëm

Kryetari i Komuna e Dibrës, z. Fisnik Mela, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike Standard, z. Nertil Osmani, realizuan inspektim në terren të punimeve dhe gjendjes së rrugës në fshatin Kosovrast i Poshtëm

Qyteti po frymon Po punohet në shumë fronte…

Rikonstruimi i rrugës në fshatin Kosovrast përfshin sanimin e shtresës ekzistuese, përmirësimin e bazamentit, rregullimin e kanaleve për ujërat atmosferike dhe krijimin e kushteve më të sigurta për qarkullim. Ky investim synon lidhje më të mirë të fshatit me pjesën urbane, rritje të sigurisë për këmbësorë dhe automjete, si dhe lehtësim të përditshmërisë për banorët dhe bujqit e zonës .

Aktivitete të tjera në vazhdim:Pastrim disaditor i deponisë kryesore të qytetit Inspektim i projekteve infrastrukturore në pjesën e vjetër të qytetitNisja e projektit për rikonstruim të fshatit Kosovrast i PoshtëmVazhdim i zbukurimit të qytetit për festën e Vitit të Ri

Përkushtim i vazhdueshëm për zhvillim të barabartë dhe infrastrukturë moderne në çdo vendbanim të Dibrës.

Konferenca Vjetore për Vetëqeverisjen Lokale

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, mori pjesë në Konferencën Vjetore për Vetëqeverisjen Lokale dhe Decentralizimin, ku të pranishëm ishin kryetarë te komunave, ministra të resorëve përkatës dhe ambasadorë nga vendet partnere. Në konferencë u diskutua mbi përmirësimin e shërbimeve lokale, avancimin e decentralizimit, financimin komunal për vitin 2024, si dhe u prezantua Sistemi DMS dhe platformat e reja të digjitalizimit të proceseve komunale.

Gjatë takimeve dhe diskutimeve, kryetari Mela theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes ndërkombëtare për të sjellë projekte të reja zhvillimore dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët e Dibrës.

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti në takim zyrtar Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur bashkëpunimi, duke reflektuar marrëdhëniet gjithnjë e më të mira ndërinstitucionale dhe interesin e përbashkët për zhvillimin e rajonit.

Gjatë bisedës, Kryetari Mela theksoi rëndësinë e projekteve ndërkufitare dhe veçanërisht përparimin drejt funksionalizimit të pikës “One Stop” në kufi, një hap i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, shkurtimin e procedurave dhe rritjen e efikasitetit në lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve. Ai u shpreh se kjo nismë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe shkëmbimeve të përditshme mes Dibrës dhe zonave përreth.

Ambasadori Meidani vlerësoi punën e Komunës së Dibrës dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë për projektet që përmirësojnë infrastrukturën dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Ai shprehu bindjen se pika “One Stop” do të jetë një prej arritjeve më të prekshme për qytetarët dhe një model bashkëpunimi rajonal.

Të dy palët ranë dakord të thellojnë komunikimin dhe të nxisin projekte të reja që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Тakim pune me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Aggeler

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, realizoi sot një takim pune me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Aggeler. Kjo vizitë shënon gjithashtu vizitën e parë zyrtare të një ambasadoreje në mandatin e sapo filluar të kryetarit Mela.

Vizita e ambasadores përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Komunës së Dibrës dhe institucioneve amerikane që veprojnë në vend.

Gjatë takimit, kryetari Mela prezantoi projektet prioritare të komunës, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik lokal, investimet infrastrukturore, promovimin e turizmit si dhe iniciativat për përmirësimin e shërbimeve publike. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në proceset zhvillimore dhe vuri në pah potencialin e madh që Dibra ofron në shumë fusha.

Shkëlqesia e saj, znj. Aggeler, shprehu vlerësimin për vizionin e komunës dhe përkushtimin e saj në avancimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke theksuar gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së për të mbështetur iniciativat që forcojnë institucionet lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Takimi u mbyll me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësi të reja partneriteti në fusha me interes të përbashkët.

Kryetari i Komunës priti sot në një takim zyrtar Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, z. Rahim Spahiu

Kryetari i Komunës priti sot në një takim zyrtar Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, z. Rahim Spahiu. Në fillim të takimit, z. Spahiu i uroi Kryetarit të Komunës suksese dhe një mandat të mbarë në detyrën e tij si Kryetar Komune.

Gjatë diskutimit, të dy drejtuesit ndanë pikëpamjet e tyre për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave dhe për projektet që i lidhin ato. U theksua rëndësia e projektit “One Stop”, si dhe disa iniciativa të tjera të përbashkëta që synojnë rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dyja komuniteteve.

Të dy palët ritheksuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin institucional dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt zhvillimit të përbashkët.

Kryetari i Komunës Dibër, z. Fisnik Mela, zhvilloi sot një takim të frytshëm me menaxhmentin e lartë të Halkbank

Kryetari i Komunës Dibër, z. Fisnik Mela, zhvilloi sot një takim të frytshëm me menaxhmentin e lartë të Halkbank, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së projekteve që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Dibrës.

Në takim morën pjesë:

• Fatih Shahbaz – Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank�• Muhammed Haxhipazi – Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e krijimit të partneriteteve të forta ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit bankar, veçanërisht në drejtim të rritjes së investimeve, mbështetjes së biznesit lokal, zhvillimit të projekteve infrastrukturore dhe përmirësimit e qasjes në financa për qytetarët dhe ndërmarrjet.

Kryetari Mela shprehu mirënjohje për qasjen profesionale dhe gatishmërinë e Halkbank për të mbështetur iniciativat që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin.

🤝 Dibra zhvillohet përmes bashkëpunimeve të qëndrueshme dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.

Konferenca historike me temë “Rruga drejt Pavarësisë së Shqipërisë”

Më 27 nëntor 2025, në ambientet e Restaurant “Uraniku” në Dibër, u zhvillua konferenca historike me temë “Rruga drejt Pavarësisë së Shqipërisë”, një ngjarje e rëndësishme kulturore e shkencore e organizuar nga Komuna Dibër në bashkëpunim me Shoqatën për Histori dhe Trashëgimi Kulturore Dibër.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Dibrës, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi lart rëndësinë e mbajtjes së këtyre konferencave që synojnë ruajtjen, promovimin dhe studimin e historisë sonë kombëtare. Në fjalën e tij, Kryetari theksoi se Dibra ka luajtur një rol të çmuar në proceset historike që çuan drejt shpalljes së Pavarësisë, duke nënvizuar kontributin e figurave dhe familjeve dibrane në lëvizjet atdhetare.

Konferenca u fokusua në paraqitjen e fakteve historike, studimeve dhe dëshmive që lidhen me periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe rrugëtimin drejt 28 Nëntorit 1912, me theks të veçantë në rolin që ka luajtur treva e Dibrës. Studiues, historianë dhe të ftuar të tjerë dhanë kontributin e tyre me kumtesa dhe diskutime të vlefshme.

Bager të ri, i cili do të përdoret për nevojat e Komunës së Dibrës

Komuna e Dibrës njofton qytetarët se është pajisur me një bager të ri, i cili do të përdoret për nevojat e Komunës së Dibrës, me qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale dhe rritjen e efikasitetit në realizimin e detyrave të përditshme.

Ky mjet i ri pune është siguruar në kuadër të projektit për përforcimin e kapaciteteve lokale, ku Komuna e Dibrës merr pjesë me bashkëfinancim prej 40%. Projekti është realizuar me mbështetjen e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Jugperëndimor dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal, në kuadër të Programit për Zhvillim të Barabartë Rajonal.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit të pajisjeve dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike, me qëllim ofrimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, inspektoi sot nga afër punimet që po zhvillohen në segmentin e rrugës Dibër–Mavrovë

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, inspektoi sot nga afër punimet që po zhvillohen në segmentin e rrugës Dibër–Mavrovë, në afërsi të Banjave të Kosovrastit, të cilat po realizohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Në këtë pjesë të rrugës ishte paraqitur një problem serioz me hapjen e një grope, e cila kishte dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe kishte krijuar rrezik për qarkullimin. Ekipet profesionale të “Rrugët e Maqedonisë” kanë ndërhyrë me prioritet për sanimin e problemit, mbushjen e gropës, vendosjen e shtresave mbështetëse dhe rikthimin e funksionalitetit të rrugës.

Gjatë inspektimit, Kryetari Mela u informua për dinamikën e punimeve dhe shprehu vlerësimin e tij për angazhimin institucional që po i kushtohet këtij segmenti të rëndësishëm rrugor, i cili shërben si nyje lidhëse për banorët e zonës .Ai theksoi se Komuna e Dibrës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente shtetërore për të adresuar në kohë çdo problematikë infrastrukturore dhe për të garantuar siguri dhe cilësi më të lartë në qarkullimin rrugor.

Përfundon me sukses projekti i ujësjellësit të ri për fshatin Mogorçë

Komuna e Dibrës njofton opinionin publik se ka përfunduar me sukses projekti i ujësjellësit të ri për fshatin Mogorçë – një investim kapital i shumëpritur, i cili garanton furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për banorët e zonës.

Projekti përfshiu ndërtimin e një ujësjellësi të ri me gjatësi 3.4 kilometra, që lidh burimin natyror me dy rezervoarët kryesorë të fshatit. Ky investim strategjik zgjidh përfundimisht problemet shumëvjeçare të mungesës dhe mungesës së rregullt të ujit për komunitetin lokal.

Përveç ujësjellësit, është realizuar edhe hapja dhe rregullimi i rrugës malore, e financuar nga buxheti i komunës, e cila mundëson qasje të mjeteve të mirëmbajtjes përgjatë gjithë vitit. Kjo infrastrukturë e re do të lehtësojë ndjeshëm edhe lëvizjen e blegtorëve dhe banorëve drejt zonave malore.

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, thekson se ky projekt është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të komunës për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe për të realizuar investime të qëndrueshme në çdo lokalitet të Dibrës.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e zhvillimit të infrastrukturës, modernizimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët tanë.

Skip to content