Seanca e 5-të e Këshillit të Komunës së Dibrës

Sot u mbajt Seanca e 5-të e Këshillit të Komunës së Dibrës, në të cilën u shqyrtuan dhe u diskutuan me përgjegjësi programet e Komunës së Dibrës, si dhe të gjitha kërkesat e parashtruara nga këshilltarët dhe qytetarët, duke reflektuar angazhimin institucional për transparencë dhe përfshirje aktive të komunitetit në vendimmarrje.

Në kuadër të rendit të ditës, një pikë e rëndësishme ishte Projekt-Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026, i cili, pas diskutimeve konstruktive, u miratua me 14 vota pro.

📊 Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026, i planifikuar nga të ardhurat, arrin vlerën prej 524.098.326 denarëshdhe ka karakter zhvillimor, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe shërbimeve publike.

Në kuadër të këtij buxheti, janë planifikuar realizimi i këtyre projekteve kapitale dhe projekte strategjike , të cilat përfaqësojnë një pjesë të projekteve të përgjithshme të planifikuara me Buxhetin e Komunës së Dibrës për vitin 2026:

🔹 Nisja e procedurës për Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) me zgjerim territorial

🔹 Ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Kosovrast i Poshtëm – Seksioni 1 (Faza e dytë)

🔹 Rikonstruimi i rrugëve Sabri Karameti dhe Petrit Bomova (APJ) – Faza e dytë

🔹 Rikonstruimi i rrugës “1 Maji”

🔹 Ndërtimi i seksioneve të rrugëve dhe kanalizimit fekal në lagjen Venec

🔹 Ndërtimi i pjesës së rrugës së re të planifikuar në pajtim me PDU për BU 12 dhe BU 13 (Venec 2)

🔹 Rikonstruimi i pjesës së rrugës Xhafer Kodra dhe pjesë e rrugës Naim Frashëri në lagjen Venec 2

🔹 Rikonstruimi i rrugës Ismail Kadare

🔹 Rehabilitimi i rrugës Xhafer Kodra

🔹 Rehabilitimi i rrugës Ali Pustina

🔹 Rehabilitimi i rrugës Naim Frashëri

🔹 Rehabilitimi i rrugës Normalja e Elbasanit

🔹 Rikonstruimi i rrugës Naxhi Egriu

🔹 Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit publik në seksione të rrugëve të qytetit të Dibrës

🔹 Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në pjesë të BU 6

🔹 Ndërtimi i kanalizimit fekal – Dega 1 në lagjen Tulbe

🔹 Ndërtimi i parkingjeve publike në qytetin e Dibrës (Parking 2 dhe 3)

🔹 Ndërtimi i Qendrës për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara

🔹 Rikonstruimi i trotuareve në rrugën nga rrethrrotullimi te Kipper Market deri te fabrika e jufkave Besmir Komerc

🔹 Ndërtimi dhe rikonstruimi i trotuareve pranë Spitalit të Qytetit

🔹Krijimin i strategjisë afatgjate per Zhvillimin e Turizmit si dhe shumë projekte të tjera në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve

Komuna e Dibrës vazhdon me vizion të qartë drejt realizimit të projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe krijojnë kushte më të mira për zhvillim të qëndrueshëm.

Dibra nuk ndalet – vazhdojmë me punë konkrete për një Dibër më të zhvilluar dhe më funksionale!

Skip to content