Program festiv të Vitit të Ri 2026
Me shumë përkushtim, kreativitet dhe dashuri për fëmijët, Kopshti IPKKF “Breshia” – Dibër realizoi një organizim shumë të mirë të programit festiv të Vitit të Ri 2026, i cili u zhvillua në ambientet e Shkollës “Said Najdeni” – Dibër . Aktiviteti u karakterizua nga një atmosferë festive, energji pozitive dhe performanca të bukura të fëmijëve, të cilët sollën gëzim dhe emocion për të pranishmit .
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Dibër, i cili me pjesëmarrjen e tij nderoi organizatorët dhe tregoi mbështetjen për aktivitetet edukative dhe kulturore që zhvillohen për fëmijët .
Komuna Dibër vlerëson angazhimin dhe punën e palodhur të stafit edukativ të IPKKF “Breshia”, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në formimin, edukimin dhe lumturinë e brezit më të ri.




