Kafen e mëngjesit në ditën e fundit të vitit e pimë së bashku me gazetarët e mediave që punojnë dhe veprojnë në Dibër.
Kryetari i Komunës së Dibrës priti sot në një takim të hapur dhe miqësor gazetarët lokalë, me të cilët u zhvillua një bashkëbisedim konstruktiv lidhur me projektet, prioritetet dhe idetë e punës për vitin 2026.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucionit komunal dhe mediave, si një faktor kyç për transparencë, informim korrekt të qytetarëve dhe ndërtim të besimit publik.
Po ashtu, kryetari prezantoi edhe një raport të shkurtër mbi punën dhe angazhimet në fillim të mandatit, duke veçuar projektet e realizuara, proceset e nisura dhe sfidat me të cilat është përballur Komuna në këtë periudhë, si dhe vizionin për zhvillimin e Dibrës në vitin që vjen.
Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese, me shkëmbim idesh dhe sugjerimesh, duke riafirmuar gatishmërinë për komunikim të hapur dhe partneritet me mediat lokale.
Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, dialogut dhe punës konkrete në shërbim të qytetarëve.
Në kuadër të festave të fundvitit, në Sheshin “Skënderbej” u organizua eventi festiv “Kids Party”, një aktivitet i veçantë kushtuar fëmijëve të Komunës Dibër. Në këtë event mori pjesë edhe Kryetari i Komunës Dibër, i cili ndau momente gëzimi me fëmijët dhe familjet e tyre.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë gjithsej 650 pako për Vitin e Ri për fëmijët, të cilat u realizuan falë mbështetjes dhe kontributit të çmuar të donatorëve dhe bizneseve vendore, të cilët treguan edhe një herë solidaritet dhe përgjegjësi sociale.
Komuna Dibër shpreh mirënjohjen e saj të thellë për donatorët që bënë të mundur këtë nismë:
Shoqata Zëri Ynë – Our Voice
Kipper Market
Kam Market
Mega Market
Amir Market
Beko Komerc
Auto Shkolla Diti KO
Visar Cenobafto
Almiron Balla
Amar Design
DB
AG
Qebaptore Rimi P
Një faleminderim për vullnetarët:
Qamil Lleshi
Orhan Shemshi
Isen Mjeshtri
Etnik Sulejmani
Mirlinda Shemshi
Ajten Lleshi
Gjithashtu, falënderim i veçantë shkon për Këshilltarët Komunalë dhe stafin e Komunës Dibër, të cilët kontribuan dhe morën pjesë në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij eventi festiv.
Komuna Dibër mbetet e përkushtuar që përmes bashkëpunimit me komunitetin dhe donatorët të vazhdojë të krijojë aktivitete që sjellin gëzim dhe buzëqeshje për fëmijët, veçanërisht gjatë festave të fundvitit.
Sot u mbajt Seanca e 5-të e Këshillit të Komunës së Dibrës, në të cilën u shqyrtuan dhe u diskutuan me përgjegjësi programet e Komunës së Dibrës, si dhe të gjitha kërkesat e parashtruara nga këshilltarët dhe qytetarët, duke reflektuar angazhimin institucional për transparencë dhe përfshirje aktive të komunitetit në vendimmarrje.
Në kuadër të rendit të ditës, një pikë e rëndësishme ishte Projekt-Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026, i cili, pas diskutimeve konstruktive, u miratua me 14 vota pro.
Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026, i planifikuar nga të ardhurat, arrin vlerën prej 524.098.326 denarëshdhe ka karakter zhvillimor, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe shërbimeve publike.
Në kuadër të këtij buxheti, janë planifikuar realizimi i këtyre projekteve kapitale dhe projekte strategjike , të cilat përfaqësojnë një pjesë të projekteve të përgjithshme të planifikuara me Buxhetin e Komunës së Dibrës për vitin 2026:
Nisja e procedurës për Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) me zgjerim territorial
Ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Kosovrast i Poshtëm – Seksioni 1 (Faza e dytë)
Rikonstruimi i rrugëve Sabri Karameti dhe Petrit Bomova (APJ) – Faza e dytë
Rikonstruimi i rrugës “1 Maji”
Ndërtimi i seksioneve të rrugëve dhe kanalizimit fekal në lagjen Venec
Ndërtimi i pjesës së rrugës së re të planifikuar në pajtim me PDU për BU 12 dhe BU 13 (Venec 2)
Rikonstruimi i pjesës së rrugës Xhafer Kodra dhe pjesë e rrugës Naim Frashëri në lagjen Venec 2
Rikonstruimi i rrugës Ismail Kadare
Rehabilitimi i rrugës Xhafer Kodra
Rehabilitimi i rrugës Ali Pustina
Rehabilitimi i rrugës Naim Frashëri
Rehabilitimi i rrugës Normalja e Elbasanit
Rikonstruimi i rrugës Naxhi Egriu
Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit publik në seksione të rrugëve të qytetit të Dibrës
Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në pjesë të BU 6
Ndërtimi i kanalizimit fekal – Dega 1 në lagjen Tulbe
Ndërtimi i parkingjeve publike në qytetin e Dibrës (Parking 2 dhe 3)
Ndërtimi i Qendrës për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara
Rikonstruimi i trotuareve në rrugën nga rrethrrotullimi te Kipper Market deri te fabrika e jufkave Besmir Komerc
Ndërtimi dhe rikonstruimi i trotuareve pranë Spitalit të Qytetit
Krijimin i strategjisë afatgjate per Zhvillimin e Turizmit si dhe shumë projekte të tjera në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve
Komuna e Dibrës vazhdon me vizion të qartë drejt realizimit të projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe krijojnë kushte më të mira për zhvillim të qëndrueshëm.
Dibra nuk ndalet – vazhdojmë me punë konkrete për një Dibër më të zhvilluar dhe më funksionale!
Me shumë përkushtim, kreativitet dhe dashuri për fëmijët, Kopshti IPKKF “Breshia” – Dibër realizoi një organizim shumë të mirë të programit festiv të Vitit të Ri 2026, i cili u zhvillua në ambientet e Shkollës “Said Najdeni” – Dibër . Aktiviteti u karakterizua nga një atmosferë festive, energji pozitive dhe performanca të bukura të fëmijëve, të cilët sollën gëzim dhe emocion për të pranishmit .
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Dibër, i cili me pjesëmarrjen e tij nderoi organizatorët dhe tregoi mbështetjen për aktivitetet edukative dhe kulturore që zhvillohen për fëmijët .
Komuna Dibër vlerëson angazhimin dhe punën e palodhur të stafit edukativ të IPKKF “Breshia”, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në formimin, edukimin dhe lumturinë e brezit më të ri.
Komuna e Dibrës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përfshirjes qytetare në procesin e planifikimit buxhetor. Në kuadër të përgatitjeve për projekt-buxhetin e vitit 2026, është vendosur në dispozicion një formular online, përmes të cilit çdo person juridik apo fizik i interesuar mund të parashtrojë kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e tij.
Ky formular u mundëson qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme të kontribuojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e prioriteteve buxhetore dhe në zhvillimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë.
Komuna e Dibrës mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në të gjitha proceset buxhetore dhe zhvillimore, duke synuar krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe efikas për të gjithë banorët.
Ne Dibër u mbajt panel-diskutimi me temë “Të udhëheqim me shembull personal”, një aktivitet i dedikuar frymëzimit të të rinjve përmes përvojave të sportistëve elitarë, olimpistëve dhe alpinistëve të njohur.
Në mungesë të Kryetarit të Komunës së Dibrës, para të pranishmëve u drejtua Kryetari i Këshillit Komunal, i cili prezantoi rëndësinë e këtij projekti dhe theksoi përkushtimin e Komunës së Dibrës në mbështetjen e iniciativave që promovojnë vlera si disiplina, këmbëngulja, guximi dhe përgjegjësia shoqërore tek të rinjtë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të financuar nga Komuna e Dibrës, me synim forcimin e rolit pozitiv të sportit dhe shembullit personal në formimin e gjeneratave të reja.
Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin social, edukativ dhe sportiv të komunitetit tonë
Komuna e Dibrës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale Publike “Standard”, realizoi një aksion pastrimi me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe mjedisit në hapësirat publike të komunës.
Në këtë aksion morën pjesë Kryetari i Komunës së Dibrës, së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes Komunale “Standard”, të cilët nga afër përcollën aktivitetet në terren dhe theksuan rëndësinë e angazhimit institucional për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët ky aksion do të zgjasë tre ditë, gjatë të cilave ekipet e ndërmarrjes do të angazhohen në pastrimin e zonave të planifikuara dhe largimin e mbeturinave.
Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në realizimin e aktiviteteve të tilla edhe në të ardhmen, duke ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm në ruajtjen e mjedisit të pastër.
Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, mori pjesë në Kuvendin Gjeneral të BNJVL, ku me vendim unanim u rizgjodh Kryetari i BNJVL për një mandat të ri.
Gjatë Kuvendit u theksua rëndësia e vazhdimit të decentralizimit, forcimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit institucional për zhvillimin e komunave.
U vlerësua roli i BNJVL si platformë e përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për përballimin e sfidave dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Me këtë rast, Kryetari Mela u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të BNJVL, duke përfaqësuar interesat e komunave dhe duke kontribuar në proceset vendimmarrëse.
Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe përfaqësive diplomatike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turizmin.
Kryetari Mela e falënderoi Ambasadorin Burshakov për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Dibrës për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet e qytetit në nivel ndërkombëtar. Nga ana e tij, Ambasadori Burshakov vlerësoi mikpritjen dhe shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ndërsjella në të ardhmen.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ekipi i Komunës së Dibrës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, mori pjesë në takimin fillestar (kick-off) të projektit ReWaste, projekt ndërkufitar ndërmjet Komunës së Dibrës dhe Komunës së Voio në Greqi, i zbatuar në kuadër të Programit Interreg IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Greqi – Maqedonia e Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Në kuadër të takimit u realizua edhe një takim i përbashkët mes Kryetarit të Komunës së Dibrës dhe Kryetarit të Komunës së Voio, gjatë të cilit u shkëmbyen përvoja konkrete dhe qasje institucionale lidhur me menaxhimin e mbetjeve komunale, politikat lokale mjedisore, si dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset e sortimit dhe riciklimit. Dy kryetarët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një mjet i rëndësishëm për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe për shkëmbimin e praktikave të mira në nivel lokal.
Projekti ReWaste synon përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve përmes zgjidhjeve inovative për sortim dhe riciklim, vendosjes së sistemeve të shpërblimit për qytetarët, si dhe promovimit të ekonomisë qarkore. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu aktivitetet e ardhshme dhe hapat fillestarë për zbatimin e projektit në Komunën e Dibrës.