Projekt kapital të përbashkët ndërkomunal
Një takim shumë i rëndësishëm me kryetarin e komunës fqinje Mavrovë -Rostushë z Medat Kurtovski, që ka të bëjë me një projekt kapital të përbashkët ndërkomunal nga fusha e ekologjisë dhe menaxhimit me mbeturinat komunale.
Problemi me mbetjet komunale është problem global që kërkon një qasje më të kujdesshme dhe serioze për të aritur një menaxhim të kënaqshëm. Projekti në fjalë do të përfshijë edhe asistencë me automjete të specijalizuara për shërbimin e zjarrfiksëve të Komunës së Dibrës me çka do të pasurohet parku i automjeteve i këtij shërbimi. Sot u bë hapi i parë në drejtim për të fituar këtë projekt.
0 Comments