Month: <span>January 2025</span>

Raport për vitin 2024

Viti 2024 kaloi me shumë sfida të cilat u përballuan me sukses bashkë me administratën dhe këshillin komunal si dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, institucionet e pushtetit qëndror, investitorët, bashkësitë lokale, shoqatat joqeveritare, shoqëri kulturore dhe klubet sportive.

Ky vit u dallua me investime kapitale si asnjëher më parë në infrastrukturë rrugore, kanalizime atmosferike dhe fekal, ambient jetësor, veprimtari shoqërore, shkolla, kujdes socijal, mbrojtje dhe shpëtim, komunikacion, administrim…

Hapërojmë sigurtë në vitin 2025 të pregaditur për investime të reja me rëndësi jetike për komunën e Dibrës me një administratë ku gjenerata e re është në dominancë e pregaditur profesionalisht me botkuptime bashkëkohore, për të qenë në efiçiencë të plotë në shërbim të qytetarëve. Suksesshmëri në realizimit të buxhetit 2024 në shifrën 98% , rritje shembullore e të hyrave kapitale si dhe grumbullimi i tatimeve në vlerë prej 200%, janë disa parametra statistikorë që ringjallin shpresat për një Dibër të sigurtë dhe me shum perspektivë ku çdonjëri prej nesh mund të jetësojë mundësitë dhe aftësitë e veta.

Ju faleminderojmë të gjithëve ju, të cilët kishit besim se një ditë do të realizohen të gjitha premtimet dhe qëndruat të pa lëkundur në këtë rrugëtim për hir të Zotit, familjes dhe bindjes se Dibra do të bëhet vetëmse me punë të palodhur nga vetë ne Dibranët pa marë parasysh dallimet e ndryshme që mund të kemi. Komuna e Dibrës ende qëndron me një indeks të lartë të transparencës ndaj qytetarëve, është e hapur për të gjithë për bashkëpunim me qëllim që të kthehet besueshmëria dhe sëbashku të udhëtojmë në sukseset e rradhës.

Urime dhe me shëndet viti i ri 2025 me shumë punë dhe gëzime!

P.S

Më poshtë janë postuar foto të cilat pasqyrojnë raportin vjetor të punës së komunës përpara administratës komunale dhe përpara mediumeve të shkruara dhe elektronike.

Atmosferë festive në qendër të qytetit

Komuna e Dibrës në bashkëpunim me Shoqatën “Rajçicë” organizoi atmosferë festive në qendër të qytetit sheshin “Skenderbej” me rastin e festave të fundvitit. Ky aktivitet ishte zbavitje më shumë për fëmijët të cilët treguan një interes të veçantë për këtë aktivitet.

Urime dhe gëzuar!

Parkingu për banorët e fshatit Kosovrast

Edhe një premtim infrastrukturor i realizuar në f Kosovrast të epërm. Si asnjëher më parë, parkingu për banorët e fshatit u bë realitet, me projektin e Komunës së Dibrës i cili u mbuluar financiarisht nga buxheti i qeverisë së kaluar dhe me pjesmarje nga buxheti i Komunës së Dibrës.

Vazhdojmë me investime edhe në projekte të tjera në pjesën urbane dhe asaj rurale të komunës.

Projekti i cili parashikon pastrimin e kaskadave

Disa vite me rradhë, f Kosovrasti poshtëm rrezikohej nga matriali eroziv që shkakrkohej nga pjesa malore çdo stinë vjeshte dhe dimri kur fillonin rreshjet. Komuna e Dibrës i ndërmerte të gjitha masat për të pastruar materijalin nga rrugët e fshatit që sillnin shtërngatat.

Sivjet u përpilua projekt i posaçëm i cili parashikon pastrimin e kaskadave të cilat pengojnë materialin eroziv i cili do të mbulonte rrugët e fshatit si dhe parandalimin e dëmtimit të shtëpive të cilat gjinden në këtë zonë.

Projekti ka filluar të realizohet këto ditë nga firma e kontraktuar me çka u realizua edhe një premtim i dhënë para banorëve të fshatit.