Njoftim për Opinionin Publik

Njoftim për Opinionin Publik

Pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin e Dibrës dhe zonat përreth në ditët e fundit, përfaqësues të Komunës Dibër, së bashku me komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve Dibër si dhe përfaqësues nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), vizituan disa nga pikat më kritike dhe të rrezikuara nga përmbytjet. Situata është nën kontroll, por kërkohet pastrim i shpeshtë i kanaleve të ujërave në Lagjen Varosh “Kroja e Vakofit”, si dhe vazhdimi i pastrimit të kaskadave në fshatin Kosovrast i Poshtëm, një proces që po kryhet për të pestin vit radhazi, me qëllim sigurimin e rrjedhjes së duhur të ujit dhe shmangien e fatkeqësive.

Gjatë vizitës, u shqyrtua edhe një tjetër pikë me rrezikshmëri të lartë për rrëshqitje dhe rënie gurësh në malin pranë urës së Melnicanit, afër fshatit Kosovrast i Poshtëm. Janë identifikuar plasaritjet e dy shkëmbinjve të mëdhenj, të cilët mund të rrëzohen në çdo moment, duke paraqitur një rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe mundësinë e katastrofave natyrore. Për këtë arsye, Komuna Dibër do të informojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërhyrje sa më të shpejtë për të parandaluar çdo fatkeqësi të mundshme.

Komuna Dibër po monitoron me kujdes të gjitha pikat kritike të rrezikuara nga reshjet e shiut dhe dëborës. Lusim qytetarët që, gjatë kushteve të tilla atmosferike, të shmangin lëvizjet e panevojshme për të lehtësuar ndërhyrjen në këto zona të rrezikuara dhe për të parandaluar çdo lloj katastrofe, qoftë ajo materiale apo me pasoja për jetën e njerëzve.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *