Komuna e Dibrës vazhdon realizimin e segmentit të dytë për rikonstruimin e rrugës së Konjarës

Komuna e Dibrës vazhdon realizimin e segmentit të dytë për rikonstruimin e rrugës së Konjarës së re i cili projekt parashikon këto pozicione kryesore: heqja e materialit të rrugës së vjetër( bekatonkat), ndërtimi i kanalizimit atmosferik të ri, tamponimi i rrugës, vendosja e bankinave anash, dhe asfaltimi i rrugës. Punë shtesë ishte nivelizimi i pusetave në segmentin e parë.

Të njejtat pozicione janë duke u realizuar edhe në segmentin e dytë me një ndryshim që konsiston në rikonstruimin e kanalizimit fekal që totalisht finansohet nga buxheti i komunës së Dibrës kurse realizuaes është NPK Standard Dibër.

Sa për informim të drejtë të opinionit, finansimi i dokumentacioni teknik të projektit u bë nga buxheti i komunës së Dibrës, kurse realizimi i projektit u mundësua me kofinansim i cili u fitua nga komuna e Dibrës në shpalljen e Byrosë për zhvillim rajonal ku drejtor ishte z Ramiz Rexhepi dhe nga buxheti i Komunës së Dibrës.

I faleminderojmë të gjithë ata të cilët ishin dhe janë në mbështetjen të këtij projekti dhe ne si komunë do të ndihmojmë në suaza të mundësive, pa asnjë kursim, të përmirësojmë kushtet e këtyre banorëve.

Gjithashtu i ftojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të dinë diçka më tepër për ecurinë e këtij projekti, komuna e Dibrës është gjithmonë e gatshme të jap të dhëna të sakta dhe oficiale me të vetmin qëllim të mos ketë hapsirë për manipulime dhe dezinformime të opinionit nga individë të ndryshëm jo kompetentë.

Banorët e Konjarës ashtu si edhe banorët e lagjeve të tjera në Dibër, meritojnë edhe më shumë prandaj Komuna e Dibrës do të kujdeset edhe mëtutje në realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore për të cilët do të informoheni në vazhdimësi.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *