Month: <span>October 2024</span>

3 kontrata për realizimin e projekteve kapitale

Sot në Qeverinë e RMV nënshkruajta 3 kontrata për realizimin e projekteve kapitale në Komunën e Dibrës në vlerë pre 42 milj. denarë.
Komuna e Dibrës gjithmonë e gatshme me dokumentacion për projekte që do të zgjidhin nevojat e qytetarëve për të cilat kemi dhënë fjalën.
Edhe për vitin 2025 kemi projekte të gatshme me të cilët do të konkurojmë pa humbur kohë në çdo thirje që do të shpallen.

Takim me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse për të koordinuar masat parandaluese kundër përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore

Sot, më 27 Shtator 2024, në hapësirat e Komunës Dibër u zhvillua një takim me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse për të koordinuar masat parandaluese kundër përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore. Në takim morën pjesë përfaqësues të Komunës Dibër, Ndërmarrjes Publike Komunale “Standard” Dibër, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stacionit Policor Dibër, Njësisë Zjarrfikëse Dibër dhe Kryqit të Kuq.

Qëllimi kryesor i takimit ishte përgatitja dhe koordinimi i veprimeve për të parandaluar rreziqet që vijnë nga përmbytjet, ngricat dhe rrëshqitjet e dheut gjatë stinës së dimrit. Komuna Dibër theksoi nevojën për monitorim të vazhdueshëm, inspektime të rregullta, dhe masa konkrete për të siguruar mbrojtjen e banorëve dhe infrastrukturës së zonës.

Diskutimi u fokusua te identifikimi i zonave më të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, veçanërisht lagjja Varosh dhe fshati Kosovrast i Epërm. U propozua monitorimi i këtyre zonave dhe angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës. Gjithashtu, u diskutuan masat për pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve, si dhe përgatitja e forcave emergjente për t’u përballur me situatat e papritura.

Takimi përfundoi me angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve për një plan të përbashkët veprimi dhe koordinim të vazhdueshëm për të siguruar sigurinë e banorëve.

Komuna e Dibrës vazhdon realizimin e segmentit të dytë për rikonstruimin e rrugës së Konjarës

Komuna e Dibrës vazhdon realizimin e segmentit të dytë për rikonstruimin e rrugës së Konjarës së re i cili projekt parashikon këto pozicione kryesore: heqja e materialit të rrugës së vjetër( bekatonkat), ndërtimi i kanalizimit atmosferik të ri, tamponimi i rrugës, vendosja e bankinave anash, dhe asfaltimi i rrugës. Punë shtesë ishte nivelizimi i pusetave në segmentin e parë.

Të njejtat pozicione janë duke u realizuar edhe në segmentin e dytë me një ndryshim që konsiston në rikonstruimin e kanalizimit fekal që totalisht finansohet nga buxheti i komunës së Dibrës kurse realizuaes është NPK Standard Dibër.

Sa për informim të drejtë të opinionit, finansimi i dokumentacioni teknik të projektit u bë nga buxheti i komunës së Dibrës, kurse realizimi i projektit u mundësua me kofinansim i cili u fitua nga komuna e Dibrës në shpalljen e Byrosë për zhvillim rajonal ku drejtor ishte z Ramiz Rexhepi dhe nga buxheti i Komunës së Dibrës.

I faleminderojmë të gjithë ata të cilët ishin dhe janë në mbështetjen të këtij projekti dhe ne si komunë do të ndihmojmë në suaza të mundësive, pa asnjë kursim, të përmirësojmë kushtet e këtyre banorëve.

Gjithashtu i ftojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të dinë diçka më tepër për ecurinë e këtij projekti, komuna e Dibrës është gjithmonë e gatshme të jap të dhëna të sakta dhe oficiale me të vetmin qëllim të mos ketë hapsirë për manipulime dhe dezinformime të opinionit nga individë të ndryshëm jo kompetentë.

Banorët e Konjarës ashtu si edhe banorët e lagjeve të tjera në Dibër, meritojnë edhe më shumë prandaj Komuna e Dibrës do të kujdeset edhe mëtutje në realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore për të cilët do të informoheni në vazhdimësi.

Njoftim për Opinionin Publik

Njoftim për Opinionin Publik

Pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin e Dibrës dhe zonat përreth në ditët e fundit, përfaqësues të Komunës Dibër, së bashku me komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve Dibër si dhe përfaqësues nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), vizituan disa nga pikat më kritike dhe të rrezikuara nga përmbytjet. Situata është nën kontroll, por kërkohet pastrim i shpeshtë i kanaleve të ujërave në Lagjen Varosh “Kroja e Vakofit”, si dhe vazhdimi i pastrimit të kaskadave në fshatin Kosovrast i Poshtëm, një proces që po kryhet për të pestin vit radhazi, me qëllim sigurimin e rrjedhjes së duhur të ujit dhe shmangien e fatkeqësive.

Gjatë vizitës, u shqyrtua edhe një tjetër pikë me rrezikshmëri të lartë për rrëshqitje dhe rënie gurësh në malin pranë urës së Melnicanit, afër fshatit Kosovrast i Poshtëm. Janë identifikuar plasaritjet e dy shkëmbinjve të mëdhenj, të cilët mund të rrëzohen në çdo moment, duke paraqitur një rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe mundësinë e katastrofave natyrore. Për këtë arsye, Komuna Dibër do të informojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërhyrje sa më të shpejtë për të parandaluar çdo fatkeqësi të mundshme.

Komuna Dibër po monitoron me kujdes të gjitha pikat kritike të rrezikuara nga reshjet e shiut dhe dëborës. Lusim qytetarët që, gjatë kushteve të tilla atmosferike, të shmangin lëvizjet e panevojshme për të lehtësuar ndërhyrjen në këto zona të rrezikuara dhe për të parandaluar çdo lloj katastrofe, qoftë ajo materiale apo me pasoja për jetën e njerëzve.

Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Komuna e Dibrës i bashkangjitet fushatës “Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit” me një marsh senzibilizues ku pjesmarës ishin gratë dhe vajzat nga administrata e komunës, institucione që funksionojnë në qytetin tonë si shoqata joqeveritare.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili shënohet në vende të botës çdo vit në tetor, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Lënda: Njoftim – Shpall Kërkesë për marrjen e lejes të integruar ekologjike – B

Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48 / 10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 111/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18 dhe 89/22), Kryetari i Komunës Dibër,  

Shpall Kërkesë për marrjen e lejes të integruar ekologjike – B  

Deri tek Kryetari i Komunës Dibër është dorëzuar një kërkesë e plotë për marrjen e lejes ekologjike të integruar – B me nr. ark. 10-767/1 datë 20.08.2024.  

Parashtruesi i Kërkesës: GIPS DHE PREFABRIKATE TË GIPSIT KNAUF-RADIKA AD – DIBËR  

Veprimtaria prioritare: 23.62 – Prodhim i prodhimeve të gipsit për qëllime ndërtimore  
Vendndodhja e instalimit: 8 Shtatori pn, Dibër, PK.nr.843/1 KK Dibër.  
Person për kontakt: Omer Cami  
Kategoria e instalimit Sipas Dekretit, Shtojca 2 pika 3. Industria minerale (3.2) Instalimet për nxjerrjen, grimcimin, bluarjen, mbjelljen, ngrohjen e lëndëve të para minerale nëse nuk përfshihen në aneksin 1 të këtij dekreti.   I gjithë dokumentacioni që përmban Kërkesa, i nevojshëm për formulimin dhe paraqitjen e mendimeve dhe pikëpamjeve, është në dispozicion të publikut të interesuar në afat prej 15 ditësh nga 01.10.2024 deri në 15.10.2024 në www.dibra.gov.mk.    

Me respekt,