NJOFTIM DERI TE SHOQATA E BLETARIVE për dezinfektim, parandalim sistematik për zhdukjen e mushkonjave në territorin e komunës Dibër.
Të nderuar,
Në bazë te Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe në bazë të vendimit të Këshilli i Komunës Dibër për realizimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e Komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar, paraqet njoftimin në vijim: Njohtojmë te gjithë qytetarët që mirmbajnë bletë në zonën e Komunës së Dibrës që më datë 23.09.2024 (e hëne), ekipet e Kompanisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Export-Import Kavadar do të kryejë stërpikje dezinsektimi (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave. Stërpikja do të bëhet në periudhën nga ora 18.00 deri në 06.00, me aparat ULV për stërpikje. Dezinsektim do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe zonat përeth, vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë), dezinsektimi shtyhet për ditën tjetër të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023.
0 Comments