Vizita e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në RMV shkëlqesinë e tij Denion Meidani
Sot kisha kënaqësinë e veçantë që prita vizitën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në RMV shkëlqesinë e tij Denion Meidani.
Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore me ç’rast u diskutuan shumë çështje të cilat kanë të bëjmë me komunën tonë si komunë kufitare me R e Shqipërisë.
U ra dakord që të miren masa dhe aktivitete nga dy qeveritë për të lehtësuar kalimi kufitar në Bllatë me One-Stop-Shop, ndërimi i një pike grumbulluese për mallrat bujqësore e sidomos për prodhimet blegtorale me çka do të bëhet e mundur futjen më të lehtë në rrjetin tregtar si dhe bashkëpunim në sferën e kulturës.
Takimi përfundoi me hecje në qendrën e qytetit si dhe vizitën në Muzeun e qytetit











0 Comments