Month: <span>July 2024</span>

NJOFTIM – DERI TE SHOQATA E BLETARIVE për dezinfektim, parandalim sistematik për zhdukjen e mushkonjave në territorin e komunës  Dibër.

Të nderuar,

Në bazë te Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe në bazë të vendimit të Këshilli i Komunës Dibër për realizimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e Komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar, paraqet njoftimin në vijim:

Njohtojmë te gjithë qytetarët që mirmbajnë bletë në zonën e Komunës së Dibrës që më datë 08.07.2024 (e hënë ), ekipet e Kompanisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Export-Import Kavadar do të kryejë stërpikje dezinsektimi (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave. Stërpikja do të bëhet në periudhën nga ora 18.00 deri në 06.00, me aparat ULV për stërpikje.

Dezinsektim do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe zonat përeth, vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë), dezinsektimi shtyhet për ditën tjetër të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023.

THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR

Në bazë të nenit 36 dhe 48 të Ligjit për vetëqeverisje lokale(“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 5/02 ), dhe nenit 16,17,18 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.10/2020, 16.01.2020), dhe sipas nenit 56 të Statutit të Komunës së Dibrës shpallet:  
THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR  
Komuna shpall Thirrje publike për krijimin e Këshillit Nismëtar (KN) në bazë të nenit 17 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Këshilli Nismëtar është një grup joformal që ka për qëllim të konsultojë të rinjtë dhe të përfaqësojë interesat e tyre në krijimin e Këshillit. Numri i anëtarëve të Këshillit Nismëtar është pesë dhe vetëm ata anëtarë kanë rolin për të formuar Kuvendin Lokal të të Rinjve. Kohëzgjatja e KN-së është afatshkurtër dhe përfundon me thirrjen e Kuvendit të parë Lokal të të Rinjve. Komuna është e ngarkuar me përzgjedhjen e tyre, ndërsa puna e tij koordinohet dhe ndihmohet nga nëpunësi/ja për të rinjtë në komunë. Roli dhe detyrat e Këshillit Nismëtar:
• Mbështetje për Komunën në krijimin ose rishikimin e akteve dhe vendimeve që e rregullojnë krijimin dhe funksionimin e KRL-së,
• Shpallja e thirrjes për Kuvendin konstituiv Lokal të të Rinjve në përputhje me Statutin e komunës, sipas parimit të publicitetit dhe transparencës,
• Bashkëpunimi me komunën në organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit konstituiv Lokal të të Rinjve KN mund të përfshijë organizata rinore, organizata për të rinjtë, forume rinore të partive politike, organizata të nxënësve dhe të studentëve dhe forma të tjera të bashkimit rinor që veprojnë dhe funksionojnë në territorin e Komunës dhe që duan të marrin pjesë në themelimin e Këshillit. Dokumentet e detyrueshme:  
• Portofoli i organizatës/grupit/shoqatës,
• Programi vjetor i punës,
• Raporti mbi aktivitetet me të rinjtë gjatë vitit të kaluar,
• Letër me emërimin për anëtar të Këshillit Nismëtar dhe informacione për kontakt,
• Letër e shkurtër motivuese nga anëtari i propozuar dhe biografi e shkurtër.  

Mënyra e aplikimit nëpërmjet email adreses: E-maili: dibra@dibra.gov.mk

Afati për aplikim: 20 ditë nga dita e shpalljes.

Këshilli për preventivë i komunës së Dibrës

Këshilli për preventivë i komunës së Dibrës, u takua për herë të dytë brenda këtij muaji për të koordinuar disa aktivitete të përbashkëta të cilat do të ndikojnë shumë pozitivisht e sidomos në rregullimin e komunikacionit në qytet, problemi me lypësit që vijnë në qytetin tonë, problemi me parkimin dhe satcionimin e furgonëve që operojnë në komunë dhe ata të cilët vijnë nga jasht, problemi i parkimit të makinave nëpër trotuare dhe disa probleme të tjera të cilët me një angazhim të përbashkët do të zgjidhen në një afat rekord.

Këshilli për preventivë rregullisht do të takohet njëher në muaj kurse në raste të tjera edhe sipas nevojës.