Në bazë të mostrave të fundit të marra në Liqenin e Dibrës nga Qendra e Shëndetit Publik (QSHP) – Ohër, nga analizat mikrobiologjike mendimi nga eksperti thotë:
Sipas parametrave të testuar të ujit të liqenit dhe sipas Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë Nr. 129/2016, klasifikimi është vlerësuar me SHKËLQYER dhe sipas Dekretit të Klasifikimit të Ujërave 18/99, ekzaminimi i parametrave të analizës kimike i përgjigjet klasës së parë. Rezultatet i referohen vetëm mostrave të ujit të ekzaminuara nga liqeni. Ky ujë mund të përdoret për larje dhe rekreacion si dhe për sporte ujore.
Sot u shtruan me asfalt disa rrugë në lagjen Venec1, faza e dytë e projektit të komunës së Dibrës i cili fitoi finansimin në thirjen e Bankës botërore lëvruar nëpërmjet Ministrisë për transport dhe lidhje. Me këtë projekt u realizua edhe kanalizimi atmosferik, rregullimi trotuareve dhe ndriçimi publik, në të cilat prej disa nga këto pozicione kofinancoi edhe Komuna e Dibrës.
Sëshpejti do të jetë gati projekti teknik i cili parashikon asfaltimin e rrugëve të mbetura në lagjen Venec 1 dhe Venec2.
Brenda vitit do të ndërmeren aktivitete edhe në disa rrugë të qytetit që Dibra të mer një pamje bashkëkohore.
Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit lokal për preventivë ( parandalim), një trup shumë i rëndësishëm i cili me funksionimin e tij do të mundësojë parandalimin e shumë fenomeneve që sjellin probleme në komunën tonë. Prezent ishin përfaqësues të institucioneve që veprojnë në komunë: përfaqësues nga këshilli komunal, kryetari këshillit Fuat Spahiu, përfaqësues nga stacioni policor i Dibrës komandanti Dritan Bakalli, përfaqësues i njësitit për kundrazjar Xhatan Miftarovski, përfaqësues nga NKP Standard drejtori Burim Kaba si dhe përfaqësues nga administrata komunale të njësive të ndryshme administrative.
U formuan dy grupe temetike edhe atë të Ambientit dhe ekologjisë si dhe grupi i cili do të meret problematikën komunikacionit në qytetin tonë.
Vendimet të cilat u morën në këtë takim do të realizohen brenda një afati të shkurtër për të përmirësuar kualitetin e jetësës së qytetarëve si dhe për të qenë të gatshëm të përballojmë fluksin e madh të mërgimtarëve tanë të cilët muajt në vijim dë të kalojnë pushimet në vendlindjen e tyre-Dibër.
Këshilli për preventivë do të realizojë edhe dy takime të tjera të rregullts brenda këtij muaji për të koordinuar edhe aktivitete të tjera të cilat do të dalin në vazhdimësi.
Dje përfunduam me sukses fazën e parë të Dezinsenktimit dhe Deratizimit të Komunës Dibër në kuadër të programit vjetor për mbrojtjen e popullsisë nga semundjet infektive, kontrollin e insekteve dhe kafshëve të dëmshme në ambiente të ndryshme si në shtëpi, biznese dhe mjedise të tjera. Kjo përpjekje ka për qëllim parandalimin e dëmeve dhe rreziqeve për shëndetin, si dhe për të ruajtur higjienën dhe sigurinë në mjedisin ku jetojmë dhe punojmë.