Nj O F T I M për organizim të prezentimit publik dhe anketës publike për Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibër”

                        Në bazë të nenit 50 paragrafi (3) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020 dhe 111/2023), Kryetari i Komunës Dibër e solli këtë:    

Nj O F T I M për organizim të prezentimit publik dhe anketës publike për Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibër”
 
                Njoftohen të gjithë personat e interesuar juridikë dhe fizikë nga rajoni i përfshirë me planin, rajonet  fqinje të përfshirjes së planit, publiku i gjerë, përfaqësuesit e ekspertëve publikë, përfaqësuesit e organeve të administratës shtetërore, përfaqësuesit e njësive të vetëqeverisjes lokale, ekspertë nga organizatat joqeveritare dhe ekspertë të tjerë në zonë që kanë lidhje me planifikimin dhe përfshirjen planore konkrete, se Kryetari i Komunës Dibër solli Vendim  nr. 10-324/2 të datës 12.03.2024 për organizimin e prezentimit publik dhe anketës publike për  Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibër, periudha planоre 2022- 2032, me sipërfaqje të përfshirjes prej 31,79 ha, punuar nga Shoqëria për prodhim, tregëti dhe shërbime “IVANOV INZHENERING” ShPK Manastir, me numër teknik 0801-05-09/23 nga Shkurti i vitit 2024.                     Prezentimi publik dhe anketa publike për Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibërdo të realizohet me shpallje të Planit në ambientet e Njësisë së vetëqeverisjes lokale të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, në sistemin informativ të e-urbanizmit, në faqen e internetit të Komunës Dibër dhe shpallet me postera të shtypur dhe njoftime brenda dhe përreth zonës së përfshirjes planore.                 Anketa publike do të zgjasë 31 ditë, gjegjësisht nga data 29.03.2024 deri më datë 29.04.2024. Anketa publike njëkohësisht kryhet në formë elektronike dhe në formë të shkruar. Anketa publike në formë elektronike kryhet nëpërmjet sistemit elektronik të e- urbanizmit dhe nëpërmjet faqes zyrtare të Komunës Dibër, ndërsa me shkrim bëhet me shpalljen e planit në tabelën e shpalljeve në hapësirat e Komunës Dibër dhe duke plotësuar fletë anketat.                     Prezentimi publik për Propozim planin do të mbahet në hapësirat e Komunës Dibër, gjegjësisht në sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, më datë 16.04.2024 (e martë) në ora 12:00.                   Pjesëmarrësit në anketën publike, në afatin e përcaktuar, vërrejtjet dhe propozimet e tyre për Propozim planin “Plani urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibërmund t’ia dorëzojnë Komunës Dibër në formë të shkruar nëpërmjet fletë anketave të cilat mund t’i gjejnë në arkivin e Komunës Dibër, nëpërmjet sistemit informativ të e-urbanizmit, si dhe në mënyrë elektronike në adresën e internetit të Komunës Dibër (dibra@dibra.gov.mk). Lëndë e vërejtjeve dhe propozimeve nuk mund të jenë dispozitat e planit që janë detyrim ligjor ose nënligjor, ose dispozitat e planit të rregulluara me plan të nivelit më të lartë, por vetëm dispozitat e planit që janë objekt i rregullimit të planit urbanistik konkret, përkatësisht subjekt i ndryshimeve dhe plotësimeve specifike të planit urbanistik.   Në shtojcë: Hartë me kufijtë e përfshirjes së planit.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *