THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve nga persona fizik

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 nga Ligji per vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M. nr. 5/02) dhe me Vendimin e Këshillit komunal Dibër për përcaktimin е procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Dibrës, PROGRAM Për aktivitete të Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2024,Nr.08-1388/17 të datës 29.12.2023,PROGRAM për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2024,Nr.08-1388/15 të datës 29.12.2023, Program per masat dhe aktivitetet e Komunes se Dibres ne fushen e mbrojtjes sociale ne vitin 2024  Nr.08-1388/19 të dates 29.12.2023 , Kryetari i Komunes ѕë Dibrës, shpall:

    THIRRJE PUBLIKE   Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve  nga persona fizik  

Qëllimi i këtij konkursi eshte qe ta perforcoje dhe perparoje bashkepunimin е Komunes me klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kultures permes vendosjes ѕе relacioneve partnerike dhe nxitjes ѕе zgjidhjes ѕе problemeve lokale nepermjet kycjes te qytetareve dhe organizatave qytetare. Те drejte per pjesmarrje ne kete konkurs kane klubet sportive, shoqatat e qytetareve e regjistruara ne territorin e Komunes ѕе Dibrës sipas Ligjit për shoqatat , fondacioпet e qytetareve dhe personat fizik.     Shoqatat te cilat kane marre mjete financiare vitin e kaluar duhet te parashtrojne raport financiar mbi mjetet dhe aktvititet e kryera per vitin e kaluar, sebashku me formularet e aplikimit.     

Aktivitete që do të mbështeten:    
1.Perkrahje e OJQ-ve/klubeve dhe projektve nga personat fizik   Mbështetja e OJQ-ve dhe klubeve për përmirësimin, avancimin si dhe ngritjen e cilësisë së jetës shoqërore qytetare në komunën e Dibres.  
2. Mjedis jetësor   ð Mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtja e resurseve natyrore nacionale në komunën e Dibrës.  
3.Kulturë   ð Mbështetje e ShKA-ve për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shumëllojshmërisë etnike, krijimin e kushteve për një jetë kulturore, mbështetje e artistëve, afirmim i artistëve të rinj, kremtimi dhe manifestimi i datave të rëndësishme kulturore për Komunën e Dibrës.  
4.Sport   ð Mbështetje e klubeve sportive për afirmimin, zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së sporteve rekreative në territorin e komunës së Dibres.  
5.Mbrojtje Sociale   ð Mbështetje e fëmijëve (nga sfera e mbrojtjes sociale)dhe personave me nevoja të posaçme në aktivitete dhe manifestime sportive kulturore e rekreative.  
6.Mundësi te barabarta    ð Mbështetje nga sfera për mundësi të barabarta të burrave dhe grave.               Kriteret themelore organizative  

Kriteret themelore organizative që duhet ti plotësojnë personat juridik dhe fizik (shoqatat, dhe klubet) që marrin pjesë në këtë shpallje janë:
3.1 Të jenë të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Klubet, të paktën një vit para publikimit të shpalljes;
3.1.1 Personat fizik duhet të jenë shtetas të RMV dhe banues në Komunën e Dibrës; 3.2 Puna dhe veprimi ta ketë synim publikun e gjerë dhe interesat e komunitetit;
3.a.Vlerësimi i cilësisë së projekteve për
SHOQATAT/KLUBET
Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat juridik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për OJQ/Klubet
1. Kapaciteti organizativ
1.1. Nëse shoqatat / klubet kanë strukturë organizative dhe burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme, hapësirë për zyre, pajisje teknike dhe aftësi për të menaxhuar buxhetin)
1.2. Nëse shoqatat / klubet kanë përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpallje
2. Punim dhe bashkëpunim në rrjet
2.1 Nëse shoqatat / klubet janë anëtar i rrjeteve dhe platformave të organizatave qytetare (kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe në 3 vitet e fundit kanë realizuar projekte në bashkëpunim me organizata tjera ose organe të administratës shtetërore
3. Cilësia e projektit
3.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor
3.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij
3.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project
3.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm
3.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve
4. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve
4.1 Nëse pasqyrohen aktivitetet në mënyrë adekuate në buxhet
4.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate
   
3.b. Vlerësimi i cilësisë së projekteve për PERSONAT FIZIK
Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat fizik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për personat fizik
1. Kapaciteti organizativ
1.1. Nëse projekti ka burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme)
1.2. Nëse aplikanti/ja ka përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpalljen
2. Cilësia e projektit
2.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor
2.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij
2.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project
2.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm
2.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve
3. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve
3.1 Nëse aktivitetet pasqyrohen në mënyrë adekuate në buxhet
3.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate                      
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzojnë SHOQATAT / KLUBET  

Shoqatat dhe klubet që marrin pjesë në shpalljen duhet të dorëzojnë:
1.  Fleteparaqitje (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber);
2. Shtojca 1 –Korniza kohore  (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber).;
3. Aneks-2 Buxheti(meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber).
4.Kopje të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridik për regjistrimin e shoqatës / klubit jo më të vjetër se gjashtë muaj;
5. Kopje të statutit;        
Vërejtje: Nëse propozim-projekti juaj do të përzgjidhet dhe do të fitojë mbështetje financiare nga Buxheti Komunës së Dibres, keni detyrim që në të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike) në suaza të projektit të mbështetur financiarisht, të përdorni logon e komunës së Dibres, projektet që do të fitojnë mbështetje financiare nga ana e Komunës së Dibres duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë imazhin e institucionit, të mos përdorin gjuhën të urrejtjes, ofendime që mund të nxisin dhunë, jo tolerancë ndëretnike ose veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike të RMV-së. Për të gjitha pikat e lartpërmendura përgjegjësi do të kenë shoqatat/klubet  që do të marrin mbështetje financiare për propozim-projektet e tyre nga ana e komunës së Dibres. Dokumentacionet e pakompletuar ose aplikacionet të cilat do të dorëzohen pas afatit të paraparë në shpalljen publike nuk do të shqyrtohen! Aplikacionet e dorëzuara në arkivin e komunës së Dibres nuk do ti kthehen aplikuesit.              

Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesave   Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 01.03.2024 Dokumentacioni duhet të vendoset në një zarf të mbyllur dhe në të të shënohet: “SHPALLJE (për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive)” në adresën: Komuna e Dibres, 8 Shtatori nr 72 1250 Diber, në arkivin e komunës së Dibres nga ora 08:00 deri më 16:00,   Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Dibres. www.dibra.gov.mk Pyetjet për sqarime plotësuese mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirjes publike në dibra@dibra.gov.mk ose ne nr.tel 046/ 831-196.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *