Mësim plotësues për fëmijët Romë
Komuna e Dibrës filloi implementimin e aktivitetit “ Mësim plotësues për fëmijët Romë nga klasa e dytë deri në të katërtën” me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimimit për fëmijët romë në arsimin fillor, të cilët ishin pjesë e mësimit në distancë gjatë pandemisë COVID – 19 dhe u përballën me sfida të ndryshme dhe rezulltuan me pasoja të konsiderueshme në drejtim të uljes së cilësisë së arsimit për fëmijët Romë.
Në këtë drejtim, për vitin e ri shkollor 2023/2024, Komuna Dibër ka siguruar materiale shkollore dhe çanta për nxënësit romë nga SHFK “ Said Najdeni” dhe SHFK “Penestia”, të cilat janë pjesë e këtij aktiviteti.
Kryetari i Komunës z.Hekuran Duka vizitoi nxënësit që ndjekin mësim plotësues, u njoh me sfidat me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe tutoret, si dhe përfitimet që vijnë nga ndjekja e këtij mësimi plotësues. Nxënësit dhe totoret shprehën kënaqësinë e tyre për aktivitetet, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e arsimit për fëmijët romë.
Ky aktivitet implementohet me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED – faza II.
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226350629-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226347908-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226344997-1024x819.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226342381-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226331285-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226334007-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226336853-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226339596-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226328700-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226315081-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226312148-1024x683.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226178489-1024x757.jpg)
![](https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695226175240-1024x683.jpg)
0 Comments