Ashtu siç ju kemi premtuar, ashtu dhe realizojmë.

Me vendim të qeverisë së RMV 25 korrik 2023 , komunës Dibër i janë alokuar mbi 600.000 € për realizimin fazës së dytë të zgjidhjes së problemit me ujin e pijshëm.

Kjo fazë në vehte përmban katër projekte të pregaditura nga komuna, dhe finacijarisht do të mbulohen me mjetet financijare të lartëpërmendura dhe të fituara në konkursin e Ministrisë së ambijentit jetësor dhe PU.

Siç e dini faza e parë për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm në qytet ka përfunduar para disa muajsh dhe u financua nga buxheti i komunës, me çka dukshëm u përmirësua sitata me furnizim me ujë të pijshëm.

E gjithë strategjia e komunës këto vite ka pasur prioritet mbi prioritete, kujdesin mbi ambientin jetësor ( deponia e qytetit, ngritja e kapaciteteve shërbyese të NPK NKP / ЈКП ” Standard “- kamionë të specijalizuar dhe kontenjerë) si dhe projektet për ujin e pijshëm. Me këto hapa të guximshëm historik, gjatë kësaj perudhe të shkurtër menaxhuese shumë të vështirësuar nga kriza kovidiane dhe kriza energjetike, sigurisht që Komuna Dibër do të shënojë në memorjen e saj të aritura historike që dukshëm përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarët.

– Rruga venec 1 afër 600.000 €

– Projekti për ujin e pijshëm faza e parë rreth 300.000€

– Projekti për ujin e pijshëm faza e dytë mbi 600.000 €

– Sistemi për ujitjen e fushës së Dibrës afër 2.000. 000 €

– Mjete pune ( kamionë të specijalizuar dhe kontenjerë për Standardin) afër 300.000 €

Këtu nuk llogarisim investimet për shëtitoren, rrethrrotullimin te spitali, këndin e lojrave, rikonstruimi i rrugëve lokale dhe regjionale që kalojnë nëpër qytet, ndërtimi rezervoareve për ujë në qytet- pjesa e sipërme e qytetit, në fshatra- Kosovrast i poshtëm, kanalizim fekal në Xhepishtë, etj etj.

Sëshpejti do tju informojmë edhe për një donacion kolosal poashtu si rrezultat i bashkëpunimit të

ngushtë mes komunës me qeverisë së RMV.

Në infrastrukturë rrugore do të vazhdojmë me investime prioritare në rrugët më të shkatëruara të qytetit ( Konjara e re, Petre popovski, trajçe dukovski, 1 maji, vakof, etj etj).

Ne si komunë gjithmonë jemi gati me projektime të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *