Lajmërim
Të nderuar qytetarë, Komuna Dibër ka nisur procedurë për ndryshim-plotësimin e statutit të Komunës Dibër, ku komisioni statutar, sipas ligjit për vetëqeverisje lokale obligohet të organizojë diskutim publik me qytetarët e Komunës Dibër. Duke patur parasysh rëndësine e statutit në Komuna, ftoheni të merrni pjesë në diskutimin publik ku si qytetarë mund të jepni sugjerime apo pyetje. Bashkangjitur gjeni projekt – statutin të cilin mund ta shqyrtoni paraprakisht dhe të përgatitni pyetjet apo komentet tuaja në lidhje me këtë statut.
0 Comments