Rikonstrim i lagjes Venec 1
Sot filloi faza e realizimit të megaprojektit infrastrukturor i komunës Dibër i cili parashikon rikonstruimin total të 4 rrugëve në lagjen Venec 1, ( edhe heqja e asfaltit të vjetër si dhe tamponit), rikonstruimi i trotuareve si dhe ndërtimi i kanalizimit atmoaferik të ri. Projektit kap vlerën rreth 37.000.000 denarë ( projekti infrastrukturor më i kushtueshëm deri më tani në komunën Dibër) gjatësia e rrugës 1250 m. Mbështetja financiare u fitua në konkursin e ministrisë së transportit dhe lidhjeve, mjete të siguruara nga banka botërore. Faleminderit të gjithë qeveritarëve të cilët u angazhuan dhe na dolën krah në realizimin e këtij projekti.
0 Comments