Në nderim të Dibranëve të dëbuar që u pritën zemërhapur nga Tiransit

Sot në Tiranë përkujtuam muhaxhirët Dibranë dhe eksodin e dhimbshëm të vitit 1913 që do ngelet nga plagët më të dhimbshme në historinë Dibrës.

Në shenjë simbolike, në hyrje të Tiranës nga Rruga e Arbrit, pikërisht aty ku ndaluan për herë të parë dibranët në Tiranë, u përurua obelisku që përkujton atë eksod.

Në organizimin e shoqatës Bashkësia Dibrane, mes shumë personaliteteve dhe të ftuarve, u ndanë dhe u përfolën shumë histori dhe kujtime, që nga shkaktarët e këtij eksodi, që ishte lufta dhe terrori serb mbi popullatën civile dibrane, deri tek mikpritja e pa shoqe që gjetën dibranët në Tiranë, bashkëjetesa dhe harmonia që pasoi mes dibranëve dhe tiranasve.

Tiranasit ju hapën dibranëve jo vetem dyert, por dhe zemrat, por ne si dibranë sot jemi krenarë se në Tiranë dërguam përpos mijërave qytetarëve edhe kulturën e qytetit, të shehrit, traditat e pashoqe dibrane të familjes dhe nikoqirllëkut.

Në shenjë mirënohjeje dhe falenderimi, kryetari i Këshillit Komunal të Dibrës, z.Fuat Spahiu, shprehu fjalën e tij të rastit ku njëherit përçoi përshëndetjet dha falenderime jo vetëm institucionale, por mbarë qytetarë të gjithë dibranëve për këtë vepër madhështore të Tiranës.

Tirana i hapi dyert Dibrës, Dibra i fali shumë Tiranës.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *