Të dashur qytetarë
Të dashur qytetarë,
Për shkak të polemikave të ditëve të fundit në lidhje me ndriçimin publik në Dibër, jemi të obliguar tju japim një sqarim më të hollësishëm mbi këtë problematikë ku tashmë disa ditë radhazi qyteti përballet me mungesë të pjesërishme me ndriçimit publik.
E gjithë kjo si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania EVN për shkak të mos pagesës së faturave të 4 muajve të fundit. Rritja pesëfish e çmimit të energjisë elektrike duke paguar tani më 2 herë fatura, një për furnizim dhe një për distribuimin e rymës, bën që faturat e ndriçimit publik të jenë shumë më të larta se sa të ardhurat që vijnë për këtë destinim, duke e patur të pamundur që përkohësisht këto muaj ti shlyejmë me buxhetin e Komunës.
Edhe përkunder masave restriktive që mori Komuna e Dibrës me urdhërin e qeverisë prej 17%, duke ulur ndjeshëm sasinë e kilovat orëve që harxhohen për ndriçimin publik, përsëri shuma e energjisë të harxhuar mbetet e lartë.
Sigurisht që ndaj kësaj situate menjëherë u ndërmorën masa dhe ndriçimi u kthye në shëtitoren e qytetit dhe sheshin Skenderbej si dhe në disa lagje.
Momentin e parë që do kemi mjete financiare do shlyejmë borxhin e prapambetur që të rikthejmë plotësisht ndriçimin në qytet,
Do të vazhdojmë që të bëjmë një plan tjetër pak më të gjërë për restrikcione në nivel më të lartë si komunat tjera ku kjo masë shkon edhe mbi 50%. duke pasur kujdes që qyteti gjatë natës të jetë funksional.
Kurse në planin afatgjatë do të përpilohet projekt për instalimin e ndriçuesve me panele diellore.
Vështirësi në ndriçimin publik dhe mungesë nuk ka vetem Komuna e Dibrës por shumë Komuna tjera në Maqedoninë e veriut të cilat kanë ndërmarë reduktime më rigorize edhe në shumë zona me ndriçim publik.
Gjithashtu vështirësi të shpeshta dhe të ngjajshme ka pasur edhe në kohrat e mëpërparashme në komunën tonë, kurse këta tre vitet e fundit kjo ndodh vetëmse njëherë për shkak të krizës globale energjetike ku rryma elektrike dhe burimet tjera energjetike janë shtrenjtuar në një nivel të pabërballueshëm.
Lusim qytetarët për durim deri ne zgjidhjen e problemit.
Ju faleminderit.
0 Comments