Month: <span>February 2023</span>

Të dashur qytetarë

Të dashur qytetarë,

Për shkak të polemikave të ditëve të fundit në lidhje me ndriçimin publik në Dibër, jemi të obliguar tju japim një sqarim më të hollësishëm mbi këtë problematikë ku tashmë disa ditë radhazi qyteti përballet me mungesë të pjesërishme me ndriçimit publik.

E gjithë kjo si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania EVN për shkak të mos pagesës së faturave të 4 muajve të fundit. Rritja pesëfish e çmimit të energjisë elektrike duke paguar tani më 2 herë fatura, një për furnizim dhe një për distribuimin e rymës, bën që faturat e ndriçimit publik të jenë shumë më të larta se sa të ardhurat që vijnë për këtë destinim, duke e patur të pamundur që përkohësisht këto muaj ti shlyejmë me buxhetin e Komunës.

Edhe përkunder masave restriktive që mori Komuna e Dibrës me urdhërin e qeverisë prej 17%, duke ulur ndjeshëm sasinë e kilovat orëve që harxhohen për ndriçimin publik, përsëri shuma e energjisë të harxhuar mbetet e lartë.

Sigurisht që ndaj kësaj situate menjëherë u ndërmorën masa dhe ndriçimi u kthye në shëtitoren e qytetit dhe sheshin Skenderbej si dhe në disa lagje.
Momentin e parë që do kemi mjete financiare do shlyejmë borxhin e prapambetur që të rikthejmë plotësisht ndriçimin në qytet,
Do të vazhdojmë që të bëjmë një plan tjetër pak më të gjërë për restrikcione në nivel më të lartë si komunat tjera ku kjo masë shkon edhe mbi 50%. duke pasur kujdes që qyteti gjatë natës të jetë funksional.
Kurse në planin afatgjatë do të përpilohet projekt për instalimin e ndriçuesve me panele diellore.

Vështirësi në ndriçimin publik dhe mungesë nuk ka vetem Komuna e Dibrës por shumë Komuna tjera në Maqedoninë e veriut të cilat kanë ndërmarë reduktime më rigorize edhe në shumë zona me ndriçim publik.
Gjithashtu vështirësi të shpeshta dhe të ngjajshme ka pasur edhe në kohrat e mëpërparashme në komunën tonë, kurse këta tre vitet e fundit kjo ndodh vetëmse njëherë për shkak të krizës globale energjetike ku rryma elektrike dhe burimet tjera energjetike janë shtrenjtuar në një nivel të pabërballueshëm.

Lusim qytetarët për durim deri ne zgjidhjen e problemit.

Ju faleminderit.

SHPALLJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË NJË VEPRIM MBËSHTETËS – PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË MESËM PËR PERSONAT E RRITUR ROMË

Komuna e Dibrës publikon  shpallje publike për pjesëmarrje në një veprim për zhvillimin e arsimit të mesëm për personat e rritur Romë nga Komuna e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza e II-të për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e romëve në nivel lokal”.

Shpallje Publike per zhvillimin e arsimit te mesem per personat e rritur Rome

SHPALLJE PUBLIKE PËR ANGAZHIMIN E 1 (një) KONSULTANT/E DHE MAKSIMUM 6 (gjashtë) TUTORË PËR MBËSHTETJEN E NXËNËSVE ROMË NË KOMUNËN E DIBRËS

Komuna e Dibrës publikon shpallje publike për angazhimin e një konsultanti dhe tutorëve për të mbështetur nxënësit romë të klasave të 2, 3 dhe 4 në arsimin fillor në komunën e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza II për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e Romëve në nivel lokal”.

Shpalle Publike per angazhimin e 1(nje) Konsulltanti dhe 6 (gjashte) Tutore

Në komunën e Dibrës vazhdojnë aktivitetet humanitare

Në komunën e Dibrës vazhdojnë aktivitetet humanitare që kanë për qëllim të ndihmojnë vendet e goditura nga tërmeti në R e Turqisë.

Insitucionet, organizatat humanitere, bashkësitë lokale, të gjithmë në mënyra të ndryshme ndihmojnë popullin turk në këto ditë të vështira nga tërmeti me pasoja katastrofale.

Këshilli komunal mori vendim për ndarjen e mjeteve finaciare nga buxheti i komunës me vlerë prej 300.000 denarëve.

Kurse sot aktivistët e rinj të kryqit të kuq në bashkëpunim me komunën Dibër, organizuan një turne në futsal dhe mjetet financiare që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do të shkojnë për ndihmë për rajonet e goditura.

Në synimin tonë për të ngritur cilësinë e arsimit, Komuna e Dibrës hapi konkurs për Inspektor komunal të arsimit

Në synimin tonë për të ngritur cilësinë e arsimit, Komuna e Dibrës hapi konkurs për Inspektor komunal të arsimit ku kandidati fitues i konkursit u zgjodh ish drejtori i shkollës “Said Najdeni” z. Burim Kaziu. Njëherit me marrjen e detyrës së re si isnpektor arsimi, në shkollën fillore “Said Najdeni” u emërua ushtrues detyre drejtor z. Arsim Miftari.Drejtorit të sapozgjedhur dhe Inspektorit komunal për arsim, ju urojmë suksese në detyrat që kanë marrë përsipër..

Pas 3 muajsh pregaditje, sot aritën edhe 6 projekte

Pas 3 muajsh pregaditje, sot aritën edhe 6 projekte teknike të cilët do të shërbejnë për ndërtimin e infrastrukturës me karakter të ndryshëm në komunën tonë.Të gjitha projektet u porositën dhe u finansuan nga buxheti i komunës dhe janë në sinkron me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.Ne si komunë tani jemi gati që të konkurojmë në shpalljet të cilat do të publikohen nga resorët përkatëse ministrore dhe fondacionet e ndryshme ndërkombëtare me çka do të gjejmë mbulesë financiare për realizim.Sëshpejti do tju informojmë edhe për disa projekte të tjera të cilët parashikojnë zgjidhje të shum problemeve të mëdhaja dhe disavjeçare në komunën e Dibrës.

Aksion në deponinë e qytetit

Sot u intervenua në deponinë e qytetit për rregullimin e rrugës brenda deponisë, ku lëvizin kamionët special që bëjnë treansporortin e mbeturinve nga komuna e Dibrës. Ky aksion u realizua në kuadër të projektit për mirbajtjen e deponisë së qytetit.