Vizitë nga përfaqësuesi i kishës orthodokse në qytetin e Dibrës z. Miki Angelovski.
Sot prita në vizitë përfaqësuesin e kishës orthodokse në qytetin e Dibrës z. Miki Angelovski. U bisedua për rolin dhe rëndësinë e fesë që ka në edukimin shpirtëror të popullatës e sidomos të rinisë. Dibra është model i mardhënjeve të mira ndërmjet bashkësive fetare që veprojnë në këtë qytet dhe kjo pasuri vazhdon që të ruhet në vazhdimësi. Edhe komuna Dibër gjithmonë ka kontribuar në këtë drejtim duke ndihmuar bashkësitë fetare që të realizojnë kërkesat e tyre që janë ngushtë të lidhura me veprimtarinë e komunës. Gjithashtu në prag të festave të krishtlindjeve, nga ana jonë uruam këtë festë të gjith besimtarëve orthodoks.