16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
Të nderuar,
Me nder dhe kënaqësi të madhe ju ftojmë në aktivitetin në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, i cili do të mbahet më 9 dhjetor 2022 (e premte), në orën 18:30, në Restaurant Uraniku. Fushata zbatohet çdo vit nga data 25 nëntor deri më 10 dhjetor me organizimin e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimit Evropian (BE) dhe OSBE-së, këtë vit tema e fushatës është “Dhuna dixhitale ndaj grave dhe vajzave – Zbulo, Blloko, Raporto”. Ngjarja synon të rrisë ndërgjegjësimin për luftën kundër dhunës dixhitale, si dhe dhunën me bazë gjinore në përgjithësi, diskutimi do të zhvillohet në drejtim se si platformat sociale janë shndërruar në vende ku ndodh dhuna në internet ndaj grave dhe vajzave,cilat janë sfidat dhe rastet aktuale dhe cilat do të ishin propozimet dhe mënyrat për të përmirësuar situatën. Diskutimi do të zhvillohet në kuadër të panelit gjithashto parashihet edhe një performancë muzikore në violë dhe violonçel nga dyshja Infinitas.
Ju mirëpresim,
0 Comments