Month: <span>November 2022</span>

Programi “Java e festave të nëntorit”

Programi “Java e festave të nëntorit” i shoqatës së historijanëve të Dibrës në bashkëpunim dhe mbështetje financiare të komunës Dibër, filloi sot me shënimin e ditës së alfabetit të gjuhës shqipe dhe shpalosjen e monumentit 110 vjet pamvrasi.
Në këtë tubim fjalën përshëndetëse e mbajti krytari komunës z. Hekuran Duka përpara të pranishmëve veteranë të arsimit shqip në Dibër, kryetarit të këshillit komunal Fuat Spahiu bashkë me antarë të këshillit komunal, drejtorët e shkollave komunale nëntëvjeçare, qytetrë të komunës. Pastaj u lexua kumtesë nga historianë për rëndësinë e kësaj date të rëndësishme historike. znj Qendresa Muca Pacuku kryetare e shoatës së historianëve dibranë, foli për aktivitete që do të realizohen gjatë kësaj jave në qytetin tonë duke i ftuar të gjith qytetarët në pjesmarje masive.
Urime festat e nëntorit!

Njoftim

Për të përmirësuar shërbimet publike dhe për transparencë Komuna Dibër ka vendosur formular me të cilin ju mundëson të gjithë personave juridik dhe fizik të interesuar të parashtrojnë kërkesa apo ide për plotësimin e buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2023. Personat të interesuar munden të plotësojnë formularin që ështe vendosur tek linku më posht.

Buxheti

NJOFTIM për organizim të prezentimit publik dhe anketës publike për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”

Në bazë të nenit 50 paragrafi (3) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020), Kryetari i Komunës Dibër e solli këtë:     Nj O F T I M

për organizim të prezentimit publik dhe anketës publike për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”

Njoftohen të gjithë personat e interesuar juridikë dhe fizikë nga rajoni i përfshirë me planin, rajonet  fqinje të përfshirjes së planit, publiku i gjerë, përfaqësuesit e ekspertëve publikë, përfaqësuesit e organeve të administratës shtetërore, përfaqësuesit e njësive të vetëqeverisjes lokale, ekspertë nga organizatat joqeveritare dhe ekspertë të tjerë në zonë që kanë lidhje me planifikimin dhe përfshirjen planore konkrete, se Kryetari i Komunës Dibër solli Vendim  nr. 10-488/4 të datës 08.11.2022 për organizimin e prezentimit publik dhe anketës publike për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”, zhvillim i planifikuar 2022- 2027, me sipërfaqje të përfshirjes prej 0,93 ha dhe me kufinjtë vijues të përfshirjes:  

Veri- rr. “Zija Mersovski”;Perëndim- Rruga e re e planifikuar “1”;
Jug- rr. “Qarkorja jugore”, dheLindje- rr. “5”.                  

Prezentimi publik dhe anketa publike për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër” do të realizohet me shpallje të Planit në ambientet e Njësisë së vetëqeverisjes lokale të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, në sistemin informativ të e-urbanizmit, në faqen e internetit të Komunës Dibër dhe shpallet me postera të shtypur dhe njoftime brenda dhe përreth zonës së përfshirjes planore.              
Anketa publike do të zgjatë 33 ditë, gjegjësisht nga data 24.11.2022 deri më datë 26.12.2022. Anketa publike njëkohësisht kryhet në formë elektronike dhe në formë të shkruar. Anketa publike në formë elektronike kryhet nëpërmjet sistemit elektronik të e- urbanizmit dhe nëpërmjet faqes zyrtare të Komunës Dibër, ndërsa me shkrim bëhet me shpalljen e planit në tabelën e shpalljeve në hapësirat e Komunës Dibër dhe duke plotësuar fletë anketat.                    
Prezentimi publik për Draft planin do të mbahet në hapësirat e Komunës Dibër, gjegjësisht në sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, më datë 06.12.2022 (e martë) në ora 13:00.     Pjesëmarrësit në anketën publike, në afatin e përcaktuar, vërrejtjet dhe propozimet e tyre për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër” mund t’ia dorëzojnë Komunës Dibër në formë të shkruar nëpërmjet fletë anketave të cilat mund t’i gjejnë në arkivin e Komunës Dibër, nëpërmjet sistemit informativ të e-urbanizmit, si dhe në mënyrë elektronike në adresën e internetit të Komunës Dibër (dibra@dibra.gov.mk). Lëndë e vërejtjeve dhe propozimeve nuk mund të jenë dispozitat e planit që janë detyrim ligjor ose nënligjor, ose dispozitat e planit të rregulluara me plan të nivelit më të lartë, por vetëm dispozitat e planit që janë objekt i rregullimit të planit urbanistik konkret, përkatësisht subjekt i ndryshimeve dhe plotësimeve specifike të planit urbanistik.  
Në shtojcë:Hartë me kufijtë e përfshirjes me emrat e rrugëve që janë kufijtë e përfshirjes së planit.