Ambasada e Japonisë në RMV disa herë ka bërë donacione në forma të ndryshme për institucionet në komunën e Dibrës
Ambasada e Japonisë në RMV disa herë ka bërë donacione në forma të ndryshme për institucionet në komunën e Dibrës.
Sëfundmi, një donacion nga programi ambasadës Japoneze GGP, është një printer digjital në vlerë prej afër €35000, i cili është montuar dhe shërben për nevojat e kabinetit të radilogjisë në spitalin e përgjithshëm Dibër. Shkëlqesia e tij z. Hironori Savada, ambasador i Japonisë në RMV, sot vizitoi komunën tonë dhe u prit në kabinetin e kryetarit me shumë respekt ku në këtë takim ishte prezent edhe drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm znj Sevdie Koxha.
Qëllimi i vizitës ishte promovimi i donacionit në fjalë dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm për të ndihmuar komunën tonë.
Në këtë takim u shpreh faleminderim i veçantë nga ana jonë ndaj ambasadës së Japonisë-popullit Japonez, për ndihmën që u ofron qytetarëve të komunës sonë pasiqë paisja në fjalë ka ndikuar shumë në lehtësimin e procesit të dijagnostifikimit të sëmundjeve në përgjithësi e sidomos Covid 19 në veçanti. Ambasadori Japonez z. Savada, tregoi gadishmëri bashkëpunimi dhe premtoi se në të ardhmen do të ketë edhe donacione të tjera për nevojat e qytetarëve të Dibrës. Gjithashtu ambasadori mbeti shumë i kënaqur dhe u faleminderuar për mikpritjen dhe u largua me shpresë se do të takohemi përsëri në promovimin e një donacioni tjetër të radhës.
0 Comments